Amnisti, gjoba, sërish amnisti

Postuar në 07 Gusht, 2017 18:48

Drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, është rishfaqur sot në media për të deklaruar atë që dihej: kërkesën për shtyrje të amnistisë për gjobat për mosdeklarim vendbanimi në afat ligjor.

“Duke vlerësuar numrin madh të kërkesave dhe fluksit, menjëherë me mbledhjen e kuvendit të ri, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të kërkojë një shtyrje afati prej 6 muajsh apo një viti”, u shpreh Doracaj në një intervistë për Report Tv. Këtu: http://www.respublica.al/2017/07/13/shantazh-me-gjob%C3%ABn-e-radh%C3%ABs-dpgjc-flet-p%C3%ABr-vendbanimin-drejtori-p%C3%ABr-gjendjen-civile dhe këtu: http://www.respublica.al/2017/07/26/drejtori-q%C3%AB-po-ngat%C3%ABrron-miletin-me-interpretimet-origjinale-t%C3%AB-ligjit, mund të lexohet se çfarë deklarohej kërcënueshëm ditë më parë.

Drejtorit sot i është dashur të bëjë një hap mbrapa pasi shifrat e bëjnë peshën e kërcënimit shumë të pabesueshëm. Report Tv referon burime nga Ministria e Brendshme se janë mbi 290 mijë familje që rezultojnë me adresa fiktive dhe pritet që brenda vitit 2017 të sistemohen. Si do të sistemtohet ky fluks me gjoba, amnisti, gjoba, etj.? Qeveria ka mekanizma për të përputhuer rekordet e gjendjes civile me vendbanimin tashmë që ka në dispozicion sistemin e ndërveprimit ndërqeveritar. Por preferon gjobat dhe “ulërimat” për gjoba.

http://shqiptarja.com/home/1/mosndryshimi-i-adresavegjendja-civile-aplik...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.