Venbanimi i Komanit shpallet Zonë Arkeologjike
Qeveria shqiptare ka vendosur dje të shpallë zonat e vendbanimit të Komanit, si zona arkeologjike. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Shpalljen e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të Vendbanimit të Komanit (Dalmacja e Vjetër), sipas hartës dhe koordinatave gjeografike bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Miratimin e rregullores “Për administrimin e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të Vendbanimit të Komanit (Dalmacja e Vjetër)”, e cila është pjesë përbërëse e këtij vendimi”, thotë vendimi. Me këtë akt, qeveria zyrtarizon mbrojtjen sipas ligjit të këtij vendbanimi, shumë i rëndësishëm për historinë e antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme në Shqipëri. Komani si venbanim, i ka dhënë emrin Kulturës së Komanit, përdorur nga historiografia shqiptare dhe arkeologjia, si përkufizues i hipotezës së kalimit nga ilirët tek arbrit.
Add new comment