Serbia fshin adresat e shqiptarëve. Çështja shkon në Kushtetuese

Postuar në 15 Nëntor, 2023 18:01

Mediat në Kosovë raportojnë se shqiptarë të ndryshëm me banim në Luginën e Preshevës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese serbe për të kundërshtuar fshirjen e tyre nga adresari. Në dy dëshmi të deklaruara pranë mediave flitet për një veprim që duket i qëllimshëm nga autoritetet serbe për shkak se banorët thonë se nuk janë larguar nga vendi.

Jam gati të shkoj deri në Strasburg

citohet një shqiptare e Serbisë Jugore. 

Aktualisht kjo problematikë ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë, me ankues Safet Demiroviçit dhe Teuta Fazliut

Në ankesë, ata thonë se janë viktima të diskriminimit dhe se policia i ka fshirë në mënyrë të paligjshme nga adresat e tyre, për t’ua mohuar të drejtat elementare. Përveç të drejtave për dokumente dhe sigurim shëndetësor, atyre, në këtë mënyrë, u është mohuar edhe e drejta për të votuar në zgjedhje.

Pretendimet e njëjta janë bërë edhe në një raport të publikuar së voni nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Aty thuhet se përqindja e adresave të çaktivizuara në komunat e jugut, ku serbët janë shumicë, është shumë më e ulët - gjegjësisht nuk kalon një për qind të popullsisë së përgjithshme.

Në anën tjetër, në rastin e komunës së Medvegjës, ku jeton një popullatë e përzier serbe-shqiptare, kjo përqindje është shumë herë më e lartë - 21.2 për qind në periudhën 2015-2019

citon Radio Evropa e Lirë.

Problemi në fjalë është serioz dhe flet për një lloj spastrimi të heshtur e pa dhunë të shqiptarëve nga Serbia Jugore, ndërkohë që Beogradi pretendon gjithfarë statusesh për serbët e Kosovës. Nga ana tjetër është po ashtu e dukshme se me afrimin e zgjidhjes së çështjes me Kosovën, Serbia nuk po do të ketë pakicë shqiptare në territorin e saj, nisur nga përvoja e deritanishme.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

pa dhunë?!

1. Përdorimi forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psikik, i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë, për të kufizuar veprimet e dikujt etj.; detyrim a shtypje me anë të forcës. Dhunë revolucionare (kundërrevolucionare). Dhunë policore. Dhuna mbi personin. Akt dhune. Metodë dhune. Me anë të dhunës. Përdor (kundërshtoj) dhunën. Marr (fitoj) me dhunë.
2. Shndërrim, poshtërim a turp i madh që i bëhet dikujt, cenim i rëndë i nderit të dikujt me vepra a me fjalë; fyerje e rëndë që i bëhet dikujt. I bëj dhunë dikujt e turpëroj a e poshtëroj dikë; përdhunoj a shndërroj dikë. I vuri dhunë shtëpisë.
3. bised. E keqe; dëm. Bëri mirë e gjeti dhunë. Ruhet mos i dale dhunë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.