Kërkohet 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputetin e Rilindjes

Postuar në 16 Mars, 2017 15:00

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputetin demokristian të mazhorancës në pushtet. Pretenca u dha në seancën e sotme në ngarkim të Frrokut, pas një serie të gjatë seancash, ndërkohë që ish deputeti ka qëndruar në burg. Duke argumentuar kërkesën e vet, akuza kërkoi edhe 10 vite heqje të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike. Mbi Frrokun rëndojnë katër akuza, që nga vrasja në Belgjikë, te fshehja e pasurisë, pastrimi i parave dhe ndërtimi i paligjshëm. Prokuroria kërkoi 17 vjet burg për vrasjen në Belgjikë, 3 vjet për fshehje pasurie; 15 vjet për pastrim parash dhe 4 vjet për ndërtim të paligjshëm.

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Aktivitetet e z.Frroku lidhen me nje te kaluar e cila nuk eshte aktuale dhe nuk ka qene as kur kontribuoi si patriot ne misionin kombetar te Rilindjes! Ishalla i perfundon denimet perkatese dhe lirohet sepse ne mandatin e trete apo te katert te saj rradhazi Rilindja do te kete nevoje per te! Pavaresisht gabimeve ne jete z.Frroku ka treguar se eshte nje person me potencial dhe e ka anen e tij pozitive shume me teper pozitive sesa disa te tjere qe perpiqen ta atakojne brutalisht me deklarata!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.