pretenca
Prokuroria kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën
9 vjet burg. Kaq kërkon Prokuroria e Vlorës për ish-kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Shpëtim Gjika, i rikthyer në Partinë Socialiste me ndjesi shumë pozitive për kryeministrin që e largoi.
Kërkohet 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputetin e Rilindjes
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputetin demokristian të mazhorancës në pushtet. Pretenca u dha në seancën e sotme në ngarkim të Frrokut, pas një serie të gjatë seancash, ndërkohë që ish deputeti ka qëndruar në burg. Duke argumentuar kërkesën e vet, akuza kërkoi edhe 10 vite heqje të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
Kërkohet 3 vite burg për Spiro Kserën
Prokuroria kërkoi sot 3 vjet burg për ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Spiro Ksera. Ai akuzohet nga prokuroria për vjedhjen e 300 milionë lekëve të vjetra në aktivitete të zhvilluara për romët dhe shtresat në nevojë. Nëse gjykata do të pranojë kërkesën e Prokurorisë, ish-ministri do të vuajë vetëm 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe uljes së 1/3-es së dënimit. Për tre vartësit e tij Elda Kozaj, Artevis Nene dhe Elisabeta Dodbida u kërkua 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim i cili ulet në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Kërkohet dënimi me një vit burg
Për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, është kërkuar një vit burg. Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, në përfundim të një procesi që e sheh Tafajn, të akuzuar për shpërdorim detyre me dëm 1 milionë euro. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka komunikuar në fund të mbledhjes se vendimi përfundimtar do të shpallet më 14 prill. Tafaj akuzohet se ka akredituar universitete në shkelje me ligjin, ndaj dhe ishte dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë që prej tetorit të vitit 2015.