Raporti i Europol: Shqipëria, burimi kryesor i kanabisit bimë
Kemi dëgjuar shpesh për krimin shqiptar anembanë Europës, Bashkimit Europian, mediat e të cilit nuk i lënë gjë mangut traditës më të errët të propagandës baltosëse. Por e vërteta statistikore, ajo policore dhe institucionale, qëndron ndryshe. Sipas një raporti të Europol për vlerësimin e kërcënimeve serioze të krimit të organizuar, në hapësirën e BE-së operojnë aktualisht 5 000 grupe ndërkombëtare të krimit të organizuar, nga 3 600 në vitin 2013. 60% e personave të përfshirë në këto grupe janë qytetarë të vendeve anëtare të BE-së me aktivitet kryesor, falsfikim dokumentesh, pastrim parash dhe tregëti e paligjshme online, të cilat konsiderohen si “motori i krimit të organizuar në BE”. Rrjeti i trafikut të emigrnatëve në vitin 2015 fitoi 5.7 miliardë dollar, me një rënie prej 2 miliardë në vitin 2016.
Pastrami i parave mbetet një nga çështjet më të rëndësishme. Përdorimi i kriptomonedhave, aktiviteti në rritje i tregëtisë online, integrimi i tregut dixhital, janë mundësitë e reja për krimin. Sipas raportit, grupet që garantojnë pastrim parash e bëjnë këtë si për organizatat terroriste, ashtu edhe për krimin e organizuar, kundrejt një komisioni që shkon 5-8%.
Siguria kibernetike është një tjetër aspekt në këtë drejtim dhe në këtë kuadër përmendet operacioni Orteku që çoi në ndalimin e 800 mijë domeineve online, një rrjet ky që është cilësuar si më I madhi në botë për lëshimin e sulmeve online.
Po kështu, raporti vlerëson se situata e krimit në BE, reflekton zhvillimet gjeopolitike prej nga ku derivojnë drejtimet e trafiqeve. Falsifikimi I parave është një tjetër problem, aq sa Banka Qendrore Europiane u detyrua të perzullojë emetimin e bankënotave 500 euroshe deri në vitin 2018.
Kur vjen puna te droga, tregu I saj europian vlerësohet në 24 miliardë euro në vit, një shifër e jashtëzakonshme. Për sa i përket kanabisit retsin, Libia po hyn në lojë si një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe kryesorë. Kanabisi bimë, ka si burim kryesor Shqipërinë, fakt ky që tanimë konfirmon një problem me natyrë politike në vendin tonë. Po kështu Shqipëria shfaqet si pjesë e rrugëkalimit kryesor të heroinës, e cila prodhohet kryesisht në Pakistan dhe depërton në Europë përmes Kaukazit dhe asaj që quhet Rruga Ballkanike.
Vendi ynë dhe Ballkani në përgjithësi merr vlerë si rrugë kalimi, për krime të dorës së fundit si kultivim kanabisi dhe shpërndarje droge, por në fakt krimi i vërtetë, ai i sofistikuar zë vend në Perëndim, ku janë burimet njerëzore dhe mjetet për të përpunuar metoda të reja.
Add new comment