krimi
San Francisko, një shembull sesi degradon një qytet
Një reportazh në "Wall Street Journal" ka rindezur debatin mbi degradimin e qytetit - i cili, në një farë kuptimi, mund të shpjegojë pse shanset e Donald Trump-it për t'i fituar zgjedhjet nuk janë krejtësisht inekzistente.
Mafia e “lajmit” në një orgji që duhet të marrë fund
Policia ka dhuruar sot materialin e nevojshëm për një javë tjetër të zhurmshme ku protagonistë do jenë të ashtuquajturit gazetarë të kronikës. Në makinën e Endrit Dokles, person i njohur dhe i dënuar më parë, i akuzuar në media si pjesëtar i bandës së Durrësit, është identifikuar Fatjon Murati. Person në kërkim për ngjarjen e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë tre persona të afërt të Ervis Martinajt, një tjetër personazh ky i mirënjohur dhe me shumë nofka.
Kush e financon PS-në dhe kë financon kjo parti?
Në një replikë dje në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndër të tjera se financimi rus i Partisë Demokratike, është një fakt i njohur botërisht. Dhe se për të kanë patur dijeni një grup i ngushtë njerësish.
Akuza me natyrë pohuese është një sekuencë e ngopjes së publikut me një fabul që është e rreme edhe nëse fakti është i vërtetë. Sepse një financim rus i PD-së nuk heq apo shton asgjë në cilësinë e vërtetë të partive shqiptare. Që nuk është asnjëra demokratike.
Lufta në Afganistan ishte një gabim, Paqja amerikane po rezulton në një Krim kundër Njerëzimit
Larry Elliot shkruante sot në “The Guardian” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kryejnë kundër Afganistanit një luftë ekonomike që shkon në kufijtë e krimit kundër Njerëzimit. Dhe cinizmi i një vendi të fuqishëm, Pishtar i Lirisë siç na e kanë përshkruar, sipas autorit arrin kulmin, sepse kjo politikë pason atë që ai e quan poshtërim ushtarak të SHBA në Afganistan.
Po lideri i Ballkanit kur do të flasë me emra?
Raportimi i presidentit serb, Aleksander Vucic për situatën kriminale në Serbi përbën një model krahasimi për mënyrën sesi politika dhe drejtuesit e institucioneve sillen në vendin tonë për probleme të ngjashme. Vucic ka lënë të kuptohet se përballet me një problem serioz, në nivel shtetëror madje dhe personal, që ka të bëjë me krimin dhe depërtimin e tij në institucinet e sigurisë duke kultivuar madje ambicie politike.
Kriminelët dhe trafikantët i duam, terroristët Jo
Atentati i Vjenës ka nxjerrë në pah se një ndër autorët është shqiptar me origjinë. Ky është një fakt që ka vënë në siklet elitën politike-mediatike në Tiranë e më gjerë, që nuk dihet për cilën arsye kanë rendur të sqarojnë një pozicion të shqiptarëve në raport me këtë situatë.
Lleshaj: Le t’i shohim ftohtë ngjarjet e fundit kriminale, nuk u shemb Shqipëria
Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit kanë rikthyer shqetësimet lidhur me sigurinë në vend. Megjithatë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se nuk duhet krijuar panik dhe situata duhet parë ftohtë. Gjatë një takimi në Gjirokastër, Lleshaj tha se nuk shembet Shqipëria as për një ngjarje e as për dy të tilla.
Qeveria detyrohet të pranojë: Aktivitet i posaçëm kriminal në fshatrat e minoritetit grek
Ngjarjet kriminale në zonën e Sarandës ku banon pakica greke nuk janë të lidhura thjesht me elementë të krimit. Kryetari i Bashkisë Finiq, Kristaq Kiço, deklaroi sot në një lidhje Skype me TvT se në klimën e grabitjeve dhe vjedhjeve kanë ndikuar edhe sentimente të një pjese të popullsisë shqiptare.
Paketa anti-KÇK pastron krimin. Do paguajmë qindra milionë dollarë dëmshpërblim
Ish-Kryeministri Sali Berisha mendon se akti normatin i njohur si anti-KÇK mbron kriminelët përmes mekanizmave juridikë. Sipas Berishës akti është antiligjor dhe është rrëzuar njëherë në vitin 2015. Më poshtë mendimi i Berishës dhënë për News 24:
Çfarë ka ndodhur në tre vjet?
Nga viti 2017 deri më sot, qëndrimi publik i qeverisë ndaj situatës së krimit ka kaluar nga thuajse mohim në shpalljen e gjendjes emergjente. Çfarë ka ndodhur, pasi krimi ka qenë këtu dhe tanimë ka marrë pushtetin?