Qeveria detyrohet të pranojë: Aktivitet i posaçëm kriminal në fshatrat e minoritetit grek
Ngjarjet kriminale në zonën e Sarandës ku banon pakica greke nuk janë të lidhura thjesht me elementë të krimit. Kryetari i Bashkisë Finiq, Kristaq Kiço, deklaroi sot në një lidhje Skype me TvT se në klimën e grabitjeve dhe vjedhjeve kanë ndikuar edhe sentimente të një pjese të popullsisë shqiptare.
Ne nuk kemi konflikte esenciale me popullsinë shqiptare. Këto janë fenomene që ekzistojnë. Është një pjesë e ndjeshme, nacionaliste. Me tabelat që janë vendosur përgjatë aksit nacional, edhe në gjuhën greke, edhe ato dhunohen dhe fshihen. Para disa ditësh ne i kemi zëvendësuar, por janë fshirë prapë. Kjo tregon se ka një lloj tendence nga elementë të caktuar, që nuk përbëjnë shumicë, por kjo ndikon edhe te grabitjet dhe dhunimet që bëhen.
Besoj se ishte takim që u vlerësua nga banorët e zonës dhe të Bashkisë së Finiqit. Ishte bashkëbisedim me ministrin.
Kërkuam që të kemi standarde dhe rezultate të prekshme. Ai na premtoi fuqizimin e stacionit të policisë së Livadhjasë me forca dhe mjete. Ne do të nxitim të rinjtë që të bëhen pjesë e trupave policore. Kjo nuk do të cenojë standardet, por do të plotësojë një përqindje
tha ai.
Prononcimi i tij vjen një ditë pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte në një takim me përfaqësues të zonës ku u pranua se ka një dukuri të posaçme që është grabitja dhe vjedhja në fshatrat e mimoritetit duke njohur kështu se në këto akte ka një prapavijë të qartë politike.
Add new comment