minoriteti
Histeria për Trakën
Në Greqi, ku ne krenohemi për rumët në Stamboll dhe grekët etnikë të Himarës në Shqipërinë e Jugut, trembemi kur dëgjojmë për një minoritet turk në Trakë. Në atë masë sa politikanë të ndryshëm – zakonisht nga e djathta – po krijojnë precedentë të rrezikshëm për vendin. Lexojmë se “deputeti mysliman i SYRIZA-s, Huseyin Zeybek, ishte në shënjestër të Demokracisë së Re, i cili, sipas deputetit të ND-së, Tasos Chatzivasileiou, i quajti “turq” minoritetin në Trakën Perëndimore".
Bullgaria: T’i jepet fund diskriminimit të minoritetit bullgar në Maqedoninë e Veriut
Bullgaria vijon presionin mbi Maqedoninë e Veriut për atë që e quan diskriminim të pakiës bullgare në vend dhe vijon ta kushtëzojë votën pro pranimit të Shkupit në BE me zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017.
Deri tani, Sofja ka insistuar në arritjen e një pozicioni të unifikuar mbi historinë e përbashkët, origjinën e gjuhës maqedonase dhe dhënien e garancive kundër pretendimeve territoriale të ardhshme të Maqedonisë së Veriut kundër Bullgarisë.
Qeveria detyrohet të pranojë: Aktivitet i posaçëm kriminal në fshatrat e minoritetit grek
Ngjarjet kriminale në zonën e Sarandës ku banon pakica greke nuk janë të lidhura thjesht me elementë të krimit. Kryetari i Bashkisë Finiq, Kristaq Kiço, deklaroi sot në një lidhje Skype me TvT se në klimën e grabitjeve dhe vjedhjeve kanë ndikuar edhe sentimente të një pjese të popullsisë shqiptare.
Pandemia, Greqia sjell ndihmë mjekësore për minoritetin grek në jug të Shqipërisë
Nga Greqia kanë mbërritur ndihma nëë pajisje dhe furnizime mjekësore për banorët e minoritetit etnik grek në jug të Shqipërisë.
Sipas mediave greke ndihma është mbledhur nga Autoriteti Rajonal i Atikës dhe nga shoqata e të afërnve të të rënëve gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri.
Për çfarë ka rënë dakord në Athinë Edi Rama?
Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Manolis Kefalogiannis ka dhënë një intervistë për faqen online, European Western Balkans përmes së cilës ka përsëritur mesazhin se rruga europiane mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është pyetur disa herë për Shqipërinë ndaj së cilës ka bërë thirrje që ta shohë integrimin si mundësi bashkëpunimi dhe jo si pedan për të zhvilluar luftë të brendshme.
Lefter Talo, Hero i Popullit, apo i likujduar nga Partia Komuniste?
Panajot Barka, profesor i asociuar dhe pjesëtar i minoritetit grek në Shqipëri, aktivist për të drejtat e këtij minoriteti, shkruan sot në gazetën “Tema” për situatën e krijuar së fundmi Jug, ku sipas tij janë cenuar raportet mes “pakicës dhe shumicës”.
Bularati, përtej ramizizmit dhe duleizmit
Përveç një viktime, 35 - vjeçarit Kostandinos Kacifas dhe dramës që përjetoi familja e tij, Bularati prodhoi edhe një ngjarje politike. Rishtare për edukatën tonë nacional-politike. Them për edukatën tonë sepse edhe unë jam pjesëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe ky manifestim nuk erdhi nga hiçi.
Gradohet në zero fjalori dhe etika: Kryeministri flet për..."Dashin e Havasë"!!!
Nuk ka rëndësi vendi dhe arsyeja, rëndësi ka që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përfaqësues i të gjithëve, flet përpara disa qytetarëve me kombësi greke sesi Vangjel Dulja, është bërë bashkë me Dashamir Tahirin, çamin, dhe ka harruar të drejtat e minoritetit. Nga njëra anë kritikohet përçarja, nga ana tjetër u thuhet minoritarëve se “Vangjeli u bë me çamin”. Por kjo është fare çikërrimë krahasuar me fjalorin të kryeministri që e thërret publikisht Tahirin si “Dashi i Havasë”, një mënyrë private me të cilën mund të thirret personi.
Lufta për vota, kryeministri premton Zyrë Arsimore për minoritetin
Kryeministri Edi Rama ka premtuar nga Finiqi se minoriteti do të ketë një Zyrë të posaccme Arsimore që do të kujdeset për nevojat e pakicës greke në arsim. Ai ka folur për këtëçështje nga Finiqi i Sarandës ku ndodhej për një vizitë gjatë së cilës ka vazhduar ceremonia e shpërndarjes së tapive për legalizimet.
Mesazhet e Tuqididit, letrat e Nolit dhe “dropulliti” Nasho Jorgaqi...
Bashkia e Dropullit ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” shkrimtarin Nasho Jorgaqi, me motivacionin “Për kontributin e tij në studimin, stimulimin dhe promovimin e letërsisë dhe kulturës së minoritetit etnik grek në Shqipëri”. Nderimi për shkrimtarin erdhi pas propozimit të Departamentit të Gjuhës dhe Qytetërimit Grek në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës. Gazetari Fitim Çaushi shkruan se: “…Bashkia e Dropullit organizoi një mbrëmje kulturore me shumë emocione dhe ngrohtësi njerëzore”.