minoriteti

Zonja Doda, vareni te palma!

Postuar në 16 Shkurt, 2017 20:07

Mesila Doda, dikur deputete e Partisë Demokratike, sot deputete e PDIU-së, ka mbajtur një fjalë në Parlament, një si gati poemë epike, e cila merr përmasat e një grimce humoristike pasi heroi i keq i saj është “i pakëti” Vangjel Dule. 
Doda thotë se Dule punon për shpërbërjen e Shqipërisë dhe për këtë si argument ka bindjen e vet dhe copëza lajmesh nga mediat. 

Pretendimi për minoritet bullgar mbërrin në PE

Postuar në 09 Shkurt, 2017 11:35

Zëra të ndryshëm në Bullgari pretendojnë se në Shqipëri ka një minoritet bullgar. Kjo rrëfenjë ka vite që tirret në këtë vend, për qëllime që nuk është vështirë të kuptohen. Së pari historia merret këtu si një indeks demografik dhe publikohen shifra. Vite më parë në mediat shqip u publikuan disa deklarata të ish-drejtorit të Muzeut të Sofjes, sipas të cilit në Shqipëri mund të ketë edhe 1.5 milionë bullgarë, mbetur këtu nga koha e Car Samuelit në kohën e perandorisë bullgare.

Çështja e pronave rikatapultohet në Bruksel – akuza: “Lojë fermanësh në Jug” ”

Postuar në 04 Janar, 2017 09:20

Pjesë e shqetësimeve të ngritura nga ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në samitin e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel në fillim të dhjetorit të kaluar ishin edhe praktikat e përvetësimit të pronave në jug të Shqipërisë dhe më konkretisht në zonat e njohura si minoritet. Siç pretendon gazeta greke “To Ethnos”  pasardhësit e “agallarëve shqiptarë “përdorin dekrete osmane për të marrë në duart e tyre prona të minoritetit grek në jug të Shqipërisë”.

Konkluzione nga vizita e kryeministrit në Çamëri

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 21:56

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Konispol. Për ata që nuk e dinë, Konispoli është pika jugore e Shqipërisë politike dhe bën pjesë në pikëpamje etnologjikike në krahinën e Çamërisë. Vizita vjen në disa kontekste politike që marrin e japin mesazhe të nënkuptuara. Vjen pas tensioneve me Greqinë dhe ngritjes së çështjes “Çame” në një nivel të ri retorik nga qeveria; vjen pas një “jo” nga Brukseli për negociatat e anëtarësimit(në kuptim të objektivave që kishte vënë qeveria) e ku u përfshinë edhe disa kërkesa të palës greke.

Socialistët e Shqipërisë dhe minoritarët, dy popuj miq

Postuar në 02 Korrik, 2016 13:10

Populli socialist dhe populli minoritar grek në Shqipëri janë dy pouj miq. Këtë e thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kongresin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. “Motra dhe vëllezër minoritarë, i dashur Vangjel, i dashur dhe i paharruar Solis. Pavarësisht momenteve të caktuara, koniunkturave që na kanë parë herë më afër herë më larg, në fakt ne kemi qenë përherë pranë. Historikisht për PS minoriteti ka qenë i afërt. PS ka të drejtë të krenohet për të gjithë solidaritetin që ka treguar në 25 vjet me popullin e minoritetit.

Në Himarë katër vjet më parë...dhe dyzimi për një minoritet në bregdet

Postuar në 01 Korrik, 2016 16:20

Pas incidenteve të fundit në Himarë ku në Këshillin Bashkiak pati përplasje fizike, reagoi Ministria e Jashtme greke. Në fokus është çështja e pronave, por Greqia ngre pretendime për të drejtat e minoritetit. Një ditë më pas, pra sot, është përgjigjur Ministria e Jashtme shqiptare që ndër të tjera thotë: “Është e papranueshme që, apriori dhe çdo herë, të nxiten dhe legjitimohen pretendime paternaliste mbi Himarën. Si historia ashtu dhe e tashmja dëshmojnë qartazi se nuk ekziston kurrëfarë baze për të reklamuar Himarën si hapësirë minoritare.

Pages

Subscribe to RSS - minoriteti