Bullgaria: T’i jepet fund diskriminimit të minoritetit bullgar në Maqedoninë e Veriut
Bullgaria vijon presionin mbi Maqedoninë e Veriut për atë që e quan diskriminim të pakiës bullgare në vend dhe vijon ta kushtëzojë votën pro pranimit të Shkupit në BE me zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017.
Deri tani, Sofja ka insistuar në arritjen e një pozicioni të unifikuar mbi historinë e përbashkët, origjinën e gjuhës maqedonase dhe dhënien e garancive kundër pretendimeve territoriale të ardhshme të Maqedonisë së Veriut kundër Bullgarisë.
Gjatë një takimi me homologun austriak, presidenti Rumen Radev tha se Bullgaria pret vullnet të qartë politik nga Shkupi për të zbatuar Marrëveshjen e Fqinjësisë të nënshkruar në 2017, raporton Euractive.
Megjithëse Shkupi pretendon të përmbushë kriteret e pranimit në BE, ne ende jemi dëshmitarë të një shkeljeje sistematike të të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me origjinë bullgare dhe diskriminimit të tyre. Ka ende gjuhë urrejtjeje kundër Bullgarisë në librat shkollorë dhe në sferën publike.
Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj në një bazë të barabartë me kombet e tjera, por kjo mund të ndodhë vetëm pak para se vendi t’i bashkohet Unionit, tha të hënën kryeministri Zoran Zaev.
Shqipëria e pranoi ekzistencën e pakicës bullgare tre vjet më parë. Maqedonia e Veriut nuk e ka bërë ende këtë, megjithëse gati 100 000 maqedonas kanë deklaruar origjinën e tyre bullgare dhe kanë marrë pasaporta bullgare.
Add new comment