krimi

Dënimi me vdekje jepet edhe nga gjykata edhe nga shteti

Postuar në 19 Shtator, 2015 22:32

Shteti dhe regjimi politik janë dy gjëra të ndryshme, dy gjysma që përbëjnë një vend me një emër të caktuar, dy gjysma që plotësojnë njëra tjetrën dhe që i kanë të ndara veprimet. Regjimi politik në një vend mund të jetë parlamentar, presidencial, mbretëri, popull-mbret (“republikë”), “demokraci”, “diktaturë”, fetar ose jo fetar, etj. Regjimi politik përfaqson “sovranin” i cili ripohon duke i ligjëruar detyrat natyrale të një shteti dhe më pas nuk i ndërhyn shtetit (qeverisë) në zbatimin e tyre; dhe anasjelltas, shteti nuk ndërhyn në formën apo punën e regjimit politik.

Lamtumirë Rilindje - M. Nano: “Nuk është problemi Lezha e Laçi. Shoqëria është tërësisht e korruptuar”

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:10

Mustafa Nano shkruan një opinion në gazetën “Shqip” ku flet për dekriminalizimin. Ideja e Nanos përmblidhet në paragrafin e fundit:  “Problemi nuk është Lezha, Laçi, Kamza etj., apo përfaqësuesit e tyre në parlament e në organet qeverisëse. Problemi është e gjithë shoqëria (public body, public opinion), e cila, në ndryshim nga gjetkë, qoftë dhe në SHBA, nuk është thjesht e çoroditur apo e shastisur. Është dhe e korruptuar. Tërësisht e korruptuar. Aq e korruptuar sa janë vetë votuesit që zgjedhin vullnetmirë banditë gjithfarësoji si përfaqësues të tyret në organet qeverisëse.

Bregu flet për raportin e OSBE ku flitet për lidhjet e krimit me politikën: Është hartuar qëllimisht për të bërë publik

Postuar në 18 Shtator, 2015 11:25

Deputetja e PD, Majlinda Bregu, mendon se raporti i OSBE ku flitet për lidhjet e krimit me politikën është hartuar qëllimisht për t’u hedhur në publik. Në një prononcim për “Shqiptarja.com”, Bregu thotë: “Për mua, ky raport ishte hartuar për t’u bërë publik. Për qëllimin, arsyet, gjuhën dhe pse thashethemet duhen institucionalizuar qoftë edhe për përdorim të brendshëm të OSBE, këto pastaj lëvizin në një sërë masash dhe shpjegimesh. Por, e bindur jam që raporti qe bërë për t’u dëgjuar, pra për të rrjedhur. Nuk ishte vetëm për përdorimin e brendshëm të institucionit.

Shënim: Përmbajtje homogjene në “Kolektorin e ujërave të zeza”. (Berisha ka të drejtën e autorit për vaftisjen e politikës)

Postuar në 15 Shtator, 2015 20:55

Raporti i OSBE-së, i pagëzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, si një kolektor i ujërave të zeza, ka kënë shije shumë të hidhur ngado. Ai ka krijuar edhe siklete jo të vogla. Pas ambasadorit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Raunning, ka dhënë një përgjigje edhe Zyra e OSBE-së në Vjenë. Përgjigja është e njëjtë, memece në aftësinë për të bindur më njeri: nuk është raport, por përmbledhje informacionesh mediatike. “Shikohet ajo që thuhet në mediat lokale, çfarë thonë OJQ-të, çfarë thonë zyrtarët etj.

Shënim: Na zbardhni marrëveshjen që keni bërë me të Fortët!

Postuar në 07 Shtator, 2015 12:41

Çështja e fundit e Lagunës së Patokut ka risjellë në vëmendje kontratën e politikës me njerëz extrapolitikë; shërbimin reciprok që bëhet në kësi rastesh, por që nuk mund të shmangë me sa duket eksese të tilla me pasoja. Por - sepse ka përherë një Por - ka një sens realizmi në këtë marrëveshje që bën politika me botën e krimit. Këtë "Por", është përpjekur ta sqarojë në gazetën e Koço Kokëdhimës, Arben Rrozhani, i cili thotë se kjo erdhi prapë për faj të Saliut. “Jo vetëm në pushtetin qendror, vendor, por edhe në Gjyqësor dhe Legjislativ.

Shqipëria: Një vend pa të ardhme

Postuar në 24 Gusht, 2015 18:07

Vera në Shqipëri është e nxehtë dhe e thatë dhe lakrat lulëzojnë shumë. Policia është e zënë duke lokalizuar ngastrat e marihuanës nëpër male. Sipas të dhënave të saj në gjashtëmujorin e parë të vitit rezultojnë 216 000 rrënje kanabis të shkatërruara kundrejt 530 177 në vitin 2014. Marihuana është ndër artikujt më profitabël të eksportit të vendit.

Pages

Subscribe to RSS - krimi