Paketa anti-KÇK pastron krimin. Do paguajmë qindra milionë dollarë dëmshpërblim
Ish-Kryeministri Sali Berisha mendon se akti normatin i njohur si anti-KÇK mbron kriminelët përmes mekanizmave juridikë. Sipas Berishës akti është antiligjor dhe është rrëzuar njëherë në vitin 2015. Më poshtë mendimi i Berishës dhënë për News 24:
Së pari mendoj se duhet të biem dakord me ju dhe me të gjithë mediat e këtij vendi, që paketën ta quajmë paketën KÇK, kap c’të kapim në këtë fushatë, dhe do ua argumentoj shqiptarëve këtë. Përndryshe në rrafshin ligjor përbën aktin më të rëndë në 30 vitet e fundit dhe kjo është ‘colpo di grazia’ i atij që mund të kishte mbetur në Shqipëri si shtet ligjor. Pra në procesin e shtet shkatërrimit dhe të zëvendësimit me narkoshtetin, kjo përbën aktin pothuaj final. Ky akt, shkatërron Kushtetutën e vendit. E nxjerr vendin jashtë hapësirës të konventës europiane të lirive e të drejtave njerëzore. Akti në vetëvete, është një banditizëm ligjor i paimagjinueshëm. Që në fillim i kujtoj shqiptarëve se ky akt është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në 2015.
Edi Rama e quajti në atë kohë, nëse ju kujtohet, FBI shqiptare, ose Byroja Kombëtare e Hetimit, e kundërshtuam, megjithatë e kaloi në parlament. Këtu në atë kohë kishte ardhur ambasadori Donald Lu, dhe unë meqë më erdhi në zyrë për një vizitë kortezie, pas disa kohësh shkova dhe ia ktheva.
Në atë vizitë, jam ndal gjerësisht në arsyet e kundërshtisë sonë, të asaj që quhesh FBI shqiptare. E vërteta është që në fund të bisedës edhe pas, disa herë më ka kujtuar se unë kisha të drejtë. Këtu në Shqipëri, në atë kohë për qëllime krejt të tjera erdhi njëri prej juristëve më të shquar të Europës dhe më gjerë, këshilltar ligjor i qeverisë gjermane, por edhe i SHBA për cështje të caktuara.
I njohur me ligjin, kërkoi të shprehet në tv dhe është shprehur me fjalët më të ashpra, për karakterin antidemokratik të këtij ligji. Çfarë ka ligji? Ligji nuk ka asnjë masë, asnjë vepër penale, të paparashikuar në ligjet shqiptare. Ligjet shqiptare janë më të plotat që mund të ekzistojnë.
Qeveria e mëparshme e koalicionit që drejtoja, ndërmori një plotësim madhor të ligjit Antimafia, të cilën e bëri me ndihmën direkte të SOCA-s së Britanisë së Madhe. Pas amendamentesh të rekomanduara nga parnerët tanë, por në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut, Edi Rama këtë ligj e coi në Gjykatë Kushtetuese për ta hedhur poshtë. Ligji u gjet në përputhje me kushtetutën dhe konventën e të drejtave të lirisë nga gjykata kushtetuese dhe u la në fuqi. Shqiptarët ta dinë, kanë 6 ligje që japin përgjigjen më të shkëlqyer cdo vepre penale të cdo natyre. Ku është dallimi ?
Po mos duhen pritur rezultatet ?
Jo, rezultatet janë një proces i paligjshëm, ilegjitim, ka vetëm rezultate të paligjshme. Ku është dallimi? Dallimi është se Edi Rama për të kapur ç’të kapë, i hoqi këto kompetenca që i zbatonte Prokuroria, policia gjyqësore dhe gjykata, këto kompetenca i akaloi asaj që quhet OFL. Pra të drejtën e sekuestrimit të konfiskimit mbi të gjitha të drejtën e hetimit. Hetimi me Kushtetutë, është mision, është detyrë e Prokurorisë, ka vende që e kanë degë të ekzekutivit, por këto vende kanë sistemin gjyqësor krejtësisht ndryshe të organizuar. Kurse në Europë në tërësi, sistemi i hetimit është krejtësisht atribut i Prokurorive dhe i policisë gjyqësore, që varet nga prokuroria.
Pra, kemi të bëjmë me një dublim të institucioneve të drejtësisë?
Po c’do të thotë kjo? Kjo dotë thotë shtetshkatërrim. Ç’ka bërë, janë 6 ligje që qëndrojnë karshi këtij akti, nuk ka amenduar asnjërin prej këtyre ligjeve. Kompetencave që ka gjykata ia ka dhënë policisë, pa amenduar. Nuk ka amenduar ligjin e procedurës penale, që i jep personit 15 ditë afat për të provuar atë që i kërkohet, e ka shkurtuar këtë afat në 5 ditë, po norma është aty. Sepse akt normativ është një ligj i thjeshtë, nuk është as organik.
Pra, norma është 15 ditë cdo vendim i marrë mbi një normë 5 ditë është i paligjshëm, çdo vendim i tillë është një mbrojtje e shkëlqyer që iu bëhet kriminelëve. Nuk ka mënyrë më të sigurtë për të mbrojtur kriminelët se sa të përdorësh procedura jo ligjore kundër tyre. A mund të imagjinojë kush që në këtë ligj, këtu të konfiskon me vendim të formës së prerë dhe nuk e merr më kurrë objektin pavarësisht se mund ta japë Gjykata e Lartë?
Dhe kësaj i thonë, të legjitimosh sistemin dyshkallësh. Pra, gjykata e Apelit vendos dënimin me vdekje, ekzekutohet ai tjetri dhe nëse gjykata tjetër e gjen të pafajshëm i jepen disa lekë familjes për të ekzekutuarin. Po këtë e bën vetëm një mendje e sëmurë, skizoide që udhëhiqet nga parimet më të errëta të skutave të psikologjisë së sëmurë njerëzore...
Edi Rama me KCK e ka nxjerrë plotësisht këtë fushatë jashtë procesit dhe standardeve ligjore, dhe pasojat do të jenë shumë të rënda për taksa paguesit shqiptarë. Pasojat do të jenë minimumi, qindra milion euro dëmshpërblim për aktet absurde dhe ligjore që po bën dhe do bëjë në një show TV, që ka veshur një grup njerëzish me syze, dhe mendon se me këtë do mashtrojë shqiptarët.
Po të bëj një pyetje unë, kush e liroi Lul Berishën? Lul Berishën e liroi vetë Edi Rama. Ne e kishim dënuar përjetë. Po pse Edi Rama? Sepse Vangjush Dako ishte dorëzani kryesor i tij dhe i dha një tender nga më të lakmuarit de facto i dha portin në Dorë. Po kush i hoqi dënimet Dritan Dajtit? Shqiptarët duhet ta dinë mirë se njeriu më i lidhur në Shqipëri me Edi Ramën, është Dritan Dajti. Kush ia hoqi 4 dënime me vdekje, ka vrarë 4 oficerë policie, 4 martirë, dhe e vutë re përmendi gjë Rama kur Dajtit i zbriti dënimi, përmendi gjë KÇK? Kur foli, atëherë kur komisionerja ia përplasi në fytyrë sepse u lirua Indrit Dokle. A e dini ju kush e liroi Indrit Doklen? Në aparencë dhe me akt kriminal e liroi gjykatësja Hoxha, por në të vërtetë në thelb, e liroi Edi Rama,po pse e liroi Edi Rama, sepse gjykatësja mori vërtetimin në të cilin mashtrohej e thuhej se Indrit Dokle ka kryer 25 vite dënim, ndërkohë kishte kryer gjithsej 14 vite burg. Dhe e fundit cili nga këta zyrtarë që firmosi aktin e falsifikimit të dënimit të Indrit Dokles, i hyri ferra në këmbë, askujt që të gjithë janë në detyrë, se u bënë me urdhër të ministres, e ministrja mori urdhër nga Edi Rama. Pra, këto janë vetëm një show. A duhet hetuar Fatmir Xhafa, vëllai i të cilit po vuan dënimin si trafikant ndërkombëtar. Ka pyetur kush për pasuritë e Fatmir Xhafës? Ka pyetur kush për sarajet e Surrelit, të cilat u ndërtuan kur Rama në ILDKP kishte të deklaruara 2900 euro të ardhura si kursime dhe 400 mijë lekë, dhe deklaronte se truallin e ka blerë me 2 $. Këtu afër, është pallati i znj. Rama, që deklaronte se janë para gjaku. Ne të respektojmë në cdo qindarkë, po na thuaj nga erdhën nuk ka asnjë faturë, doganore, asnjë faturë ndërtimore. asnjë faturë bankare, atëherë cfarë do hetojmë?
Add new comment