Lajme

Dy akse rrugore që injorohen në mënyrë të papranueshme

Postuar në 09 Tetor, 2022 20:34

Nga Tirana në Shkodër udhëtohet me një shpejtësi mesatare 60 km/h.

Rrugën nuk e gjen asnjëherë pa trafik dhe ajo ka thyerjet tipike të Shqipërisë: nga superstradë në autostradë(terma sipas standardit tonë), policët janë përherë në pozicion përgjimi, rruga në disa segmente nuk ka as mbrojtëse anësore dhe asgjë dhe kështu një ndër zonat më të rëndësishme të vendit të bëhet e bezdisshme për ta vizituar.

Rruga Elbasan-Pogradec, shumë e rrahur nga lëvizjet, udhëtohet me shpejtësi mesatare 60km/h. Me cilësi jo të keqe, por e ngushtë deri në diskriminim. 

Mafia e “lajmit” në një orgji që duhet të marrë fund

Postuar në 09 Tetor, 2022 00:37

Policia ka dhuruar sot materialin e nevojshëm për një javë tjetër të zhurmshme ku protagonistë do jenë të ashtuquajturit gazetarë të kronikës. Në makinën e Endrit Dokles, person i njohur dhe i dënuar më parë, i akuzuar në media si pjesëtar i bandës së Durrësit, është identifikuar Fatjon Murati. Person në kërkim për ngjarjen e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë tre persona të afërt të Ervis Martinajt, një tjetër personazh ky i mirënjohur dhe me shumë nofka. 

Zdromsin nuk e duan 60.4%. Pakicë e zhurmshme janë?!

Postuar në 08 Tetor, 2022 15:30

Disa media online kanë qarkulluar sot një sondazh të kryer nga Euronews Albania sipas të cilit shqiptarët nuk pëlqejnë asnjë prej politikanëve kryesorë.

Skavica apo Gabrica? Kontestimi për HEC është i vjetër

Postuar në 07 Tetor, 2022 17:41

Ka një debat jo të vogël mbi vlerën dhe pasojat e projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Që nga institucionet vendase e deri te politika në pushtet, Skavica po propagandohet se do t’i japë vendit pavarësinë energjetike të shumëkërkuar. Projekti në momentin e tanishëm është në studim fizibiliteti dhe siç është bërë e njohur ai nuk do të konsiderojë një projekt më të hershëm të hartuar nga institucionet shqiptare.

Nga "Naim Frashëri" te "Mehmet Akif", dy standardet e gubernës së Sanços më të gjatë në histori

Postuar në 06 Tetor, 2022 19:33

Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ankesën e disa familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian që konfirmon segregimin në një shkollë fillore në Korçë, është edhe ky pasazh nga argumenti i qeverisë shqiptare përkundrejt pretendimeve të paditësve dhe kërkesave të Komisionerit kundër Diskriminimit:

Vendim i Strasburgut: Segregim rracor në shkollën "Naim Frashëri" në Korçë

Postuar në 06 Tetor, 2022 19:20

Në Fletoren Zyrtare publikohet një vendim i Gjykatës së Strasburgut, i marrë më 31 maj të këtij vit, titulluar: Çështja X dhe të tjerët kundër Shqipërisë. Paditës janë 18 shtetas shqiptarë, të gjithë pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian të përfaqësuar nga Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve të cilët kërkojnë mosdiskriminimin dhe segregimin në një shkollë më vete për një komunitet. Situata sqarohet nga gjykata në parashtresën e bërë dhe ajo zhvillohet në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Korçë. Por jo vetëm.

Nevojë për pasurim biografik në Wikipedia

Postuar në 06 Tetor, 2022 16:41

Lexohet në Wikipedia:

Pyetje: A duhet shtuar burgu dhe dalja prej tij te karriera e këtij politikani të lindur në Kolonjë e kështu me radhë?! Apo vetëm 6 muaj janë? 

 

Në Perëndim hidhet fall për largimin e Shoigu nga ministër i Mbrojtjes

Postuar në 06 Tetor, 2022 13:25

Instituti për Studimin e Luftës, një qendër të cilën Moska e akuzon se sponsorizohet nga shërbimet sekrete britanike, pretendon në një raport të vetin se presidenti rus, Vladimir Putin po përgatit nxjerrjen nga loja të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Ky i fundit supozohet se do të jetë koka e turkut për atë që ndodhi në Ukrainë sidomos me situatën e zhvilluar pas urdhërit për mobilizim të pjesshë.

Zëdhënësi i Erdoganit, Rama: Hapja e Xhamisë së Madhe vendoset në Turqi

Postuar në 04 Tetor, 2022 23:23

CKryeministri i Tiranës, Edi Rama, ka kapur në frena dore gjatë një interviste për “Euronews” kur është pyetur për marrëdhëniet e tij me presidentin turk, Erdogan. Lidhur me mbylljen e shkollave të “Gulen”, z. Rama ka përsëritur: ligji, ligji, ligji. 

Presidenti Erdogan nuk ka dhënë dhe nuk jep asnjë urdhër se e para nuk e jep dot nga një vend jashtë Shqipërisë. Është kërkesë jo urdhër. Ne kemi vepruar sipas ligjeve tona

shtoi ai. 

Reformim shërbimit sekret grek

Postuar në 04 Tetor, 2022 14:57

Lord Evans, një ish-drejtori i shërbimit britanik, MI5, aktualisht një këshilltar joformal i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën "Kathimerini" përmes së cilës flet edhe për skandalin e fundit të përgjimeve. Lidhur me këtë çështje Evans ka bërë thirrje për një marrëdhënie të re të shërbimeve sekrete me publikun dhe ofrimin e informacionit, një lloj klisheje që është trashëguar nga Lufta e Ftohtë. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme