Në Perëndim hidhet fall për largimin e Shoigu nga ministër i Mbrojtjes

Postuar në 06 Tetor, 2022 13:25

Instituti për Studimin e Luftës, një qendër të cilën Moska e akuzon se sponsorizohet nga shërbimet sekrete britanike, pretendon në një raport të vetin se presidenti rus, Vladimir Putin po përgatit nxjerrjen nga loja të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Ky i fundit supozohet se do të jetë koka e turkut për atë që ndodhi në Ukrainë sidomos me situatën e zhvilluar pas urdhërit për mobilizim të pjesshë.

Instituti citon Putin të jetë shprehur për mediat në Rusi se situata problematike me mobilizimin u provokua për shkak të masave të mangëta ligjore nga Ministria e Mbrojtjes. Nga ana tjetër, Putin i ka akorduar gradën e Gjeneral Kolonelit Ramzan Kadyrovit, shenjë kjo që shihet se cilën kategori po favorizon aktualisht presidenti rus. Megjithatë largimi eventual i Shoigu, një zyrtar i stërvitur me intriga oborri, nuk është punë e lehtë.

Putin me gjasë do të përmbahet për të shkarkuar Shogiu për sa kohë që ai ndjen se mund të vazhdojë të fajësojë Shoigun për dështimet ushtarake ndërkohë që ndërton mbështetje mbi fraksione të tjera

thuhet në raport.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.