Lajme

Raportime në media/Padi Salillarit për pallatin pa leje

Postuar në 15 Shtator, 2022 16:52

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati nr. 1 i policisë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtim pa leje. MCN ka mësuar se ndonëse nuk është bërë publik, kallëzimi penal për biznesmenin e fuqishëm ka mbërritur në tryezën e shefit të përkohshëm të prokurorisë së kryeqytetit, Arenc Cela.

ShBA është(si përherë dhe kudo) investitore e krizës në Shqipëri

Postuar në 15 Shtator, 2022 00:10

Pati një seri ngjarjesh këto dy ditë që japin të kuptojnë se diçka po lëviz në prapaskenë. 

Një media në ShBA rihapi çështjen e lobimit rus të PD-së në një kohë dhe moment që lajmi kontekstualizohet si akuzë për Lulzim Bashën. Pak rëndëi k asa e vërtetë është kjo gjë, por njësoj si në rastin kur ShBA shpalli non grata Sali Berishën, edhe tani askush nuk beson se Basha ka marrë para nga Vladimir Putini. Për arsyen e thjeshtë se nuk është aq budalla dhe se nuk i duheshin. 

Pse nuk u shpall non grata Lulzim Basha?

Postuar në 14 Shtator, 2022 14:17

Sot në “Zëri i Amerikës” është publikuar një shkrim që pretendon se komuniteti amerikan i zbulimit ka të dhëna se Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka marrë financime nga Rusia në masën e 500 mijë dollarëve. Çfarë do të thotë në optikën amerikane financimi rus? Ai do të thotë që partia përfituese është subjekt aktiv i përçimit të të ashtuquajturës influencë malinje në Ballkanin Perëndimor në këtë rast, me synim minimin e demokracisë.

Ndërron jetë Irene Pappas

Postuar në 14 Shtator, 2022 11:33

Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare aktorja e njohur greke, Irene Pappas. Një karrierë e gjatë që e shndërroi atë në një farë ikone të kinemasë greke, por edhe bukurisë femërore mesdhetare.

Lindur në vitin 1926 dhe përfundoi studimet në Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë. Në vitin 1951, Pappas u drejtua drejt kinemasë pas një përvoje në teatër. Portretizoi rolet e Antigonës, Elektrës në filma me të njëjtin titull.

...Irani sulmoi Izraelin.Ky Iranin, Irani Shqipërinë pasi MEK sulmonte Iranin. Tani Izraeli do jetë këtu të na mbrojë

Postuar në 13 Shtator, 2022 19:05

Fola me ministren e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka…I shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për përkeqësimin e marrëdhënieve të veta me Iranin dhe ofrova ndihmën dhe njohuritë tona si dhe përvojën në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes Izraelit dhe Shqipërisë

Ky është njoftimi që jep në Tuiter, zv.ministri i Jashtëm i Izraelit, Idan Roll duke zbuluar tashmë se Shqipëria ka pranuar të bëhet fushëveprimi i shërbimeve sekrete izraelite.

Ndërron jetë Jean-Luc Godard

Postuar në 13 Shtator, 2022 18:14

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Jean Luc Godard, një ndër regjizorët më ndikur të shekullit të 20-të. Sipas raportimeve të familjes ai përfundoi jetën me vdekje të asistuar. I cilësuar si babai i Valës së Re Franceze, ai debutoi me « Pa frymë » si suksesin e parë, një film që përuroi suksesin edhe për Jean Paul Belmondo. Filmi cilësohet si innovator për mënyrën e xhirimit me kamera në lëvizje dhe një skenar të improvizuar.

Vuçiç dhe Brnabiç ftohen në funeralin e Mbretëreshës Elisabeth II

Postuar në 13 Shtator, 2022 10:45

Kurora britanike ka ftuar presidentin serb, Alexander Vuçiç për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elisabeth II. Ftesa vlen edhe për kryeministren Ana Brnabic ndërkohë që agjencia “Tanjug” njofton se vizitat e dyshes do të alternohen për shkak të punimeve të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

9 vjet për të pranuar se Policia është fund e krye e korruptuar

Postuar në 08 Shtator, 2022 11:01

Në një fjalë të mbajtur me rastin e prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha

Përveç kritereve ligjore që plotëson(Mehmet Rrumbullaku) për të qenë drejtor i Policisë se Shtetit, në gjykimin tim por edhe të gjithë njerëzve që jam konsultuar, është nga të pakët punonjës të policisë që ka krijuar një figurë me integritet të lartë moral dhe profesional

Pas betejës me Armand Dukën "çaçaplini" i politikës nis betejën e re, por me tone të ulëta

Postuar në 06 Shtator, 2022 00:21

E mbani mend Erion Veliajn kur përbetohej se do i jepte fund Armand Dukës?
Foli madje zdromsi i Republikës për “bole çeliku” dhe desh ia mbushi mendjen vetes se lufta me Dukën ishte vërtet e tij. 
Koha kaloi, Duka është. Aty ku ishte. Edhe zdromsi, ashtu siç i ka hije. U tha atëherë nën zë, siç ndodh këtu që Ceferin e detyroi Ramën të hiqte dorë nga beteja me kreun e FShF dhe në fakt ndalimi i sulmit përkon në kohë me vizitën e Ceferin. Por kjo mbetet e pakonfirmuar. E vërteta është se Veliaj e mbylli gojën si me urdhër dhe logjika në thotë se i thanë të mos lehte më. 

Skanera dixhitalë për pasaportat në Rinas? Vetëm për pasaportat diplomatike

Postuar në 05 Shtator, 2022 11:45

Në datën 5 gusht kryemimistri inauguroi skanerat e rinj dixhitalë në Rinas që sipas tij kontrollojnë automatikisht pasaportat. Fotoja këtu është nga njoftimi. 


Në fakt skanerat janë për biletat dhe nuk është se ulin kohën e kontrollit edhe aq në një aeroport që edhe më parë shërbimin nuk e kishte keq. Por sërish shumë mirë. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme