...Irani sulmoi Izraelin.Ky Iranin, Irani Shqipërinë pasi MEK sulmonte Iranin. Tani Izraeli do jetë këtu të na mbrojë
Fola me ministren e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka…I shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për përkeqësimin e marrëdhënieve të veta me Iranin dhe ofrova ndihmën dhe njohuritë tona si dhe përvojën në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes Izraelit dhe Shqipërisë
Ky është njoftimi që jep në Tuiter, zv.ministri i Jashtëm i Izraelit, Idan Roll duke zbuluar tashmë se Shqipëria ka pranuar të bëhet fushëveprimi i shërbimeve sekrete izraelite.
Është e qartë se pas mesazheve të menjëhershme të SHBA për mbështetjen e Shqipërisë ndaj një sulmi kibernetik, të cilin JO SHBA, por Shqipëria pranoi zyrtarisht ta cilësonte se vjen nga Irani, përmes komisionimit të një raporti të Microsoft dhe asnjë faqeje të vetme letre bakalli nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, vjen propozimi izraelit. Që është i natyrës strikt të sigurisë.
Çështja e Izraelit këtu bëhet shumë e ndjeshme për shkak se aktualisht ajo sinjalizon zhvillimin në territorin tonë dhe me pasoja për ne të një lufte që nuk është e jona dhe nuk ka të bëjë me qëndrimet politike, por me shndërrimin në kazan mbetjesh të të tjerëve.
Nga ana tjetër, ka media që po e shohin sulmin ndaj Shqipërisë edhe si një sinjal ndaj Izraelit që sot shfaqet i gatshëm të ofrojnë ndihmë. Në qershor të këtij viti një grup i quajtur “Predatory Sparrow” mori përsipër autorësinë e një sulmi kibernetik në një uzinë çeliku në Iran, shumë shqetësues për shkak se është ndër rastet e para të një sulmi kibernetik që krijon dëme fizike. Irani dyshon se pas grupit qëndron Izraeli që ka vepruar sipas raportimeve të ndryshme në përgjigje të një sulmit të kryer nga Irani.
Problemi që shtrohet këtu është se tanimë janë krijuar të gjitha premisat për të dyshuar se kampi i Manzës është përdorur, ose lejuar të përdoret, ose as ia kanë patur haberin se përdoret, për sulme kibernetike ndaj Iranit që tani po përgjigjet. E ndërkohë që ne marrim mbështetje, ndaj sulmit jemi të verbër sepse nuk kemi burime dhe as kryeministri nuk po flet më “për skuadrën e shkëlqyer të AKSHI-t”. Për ta thënë me fjalë nga një fushë më e kuptueshme: Shqipëria po bëhet pace plëndsi, por me plëndës të palarë.
Comments
Keta, maniaket servile qe
Keta, maniaket servile qe vrapojne si te marrosur mbas SHBA se, nuk duan tia dijne se e kane futur atdheun e tyre ne nje grope qe zien me zift, e kane kthyer Shqiperine ne nje qender trajnimi dhe eksperimenti per Israelin dhe Ameriken, te cilet perdorin terroristet e Manzes kundra Iranit.
Me vjen cudi se si banoret perreth Manzes nuk protestojne per te larguar maniaket seksual dhe kriminele qe plaka Ragave ua trajnon ne prag te deres dhe qe nje dite mund tia shohin belane.
Padrinot Berisha, Meta dhe Rametullahi u sherbejne interesave meskine Zioevangjelisteve te Atlantikut e jo popullit tyre.
Ne si shqiptare duhet te shqetesohemi sepse rendi njepolar ku keto 30 vite sundonte hegjemonizmi American po zhbehet. Por per kodoshet e politikes sone nuk ka rendesi, keta ia vene flaken Manzes me keq se Fatzi Mehdiu Gerdecit.
Add new comment