Dy akse rrugore që injorohen në mënyrë të papranueshme

Postuar në 09 Tetor, 2022 20:34

Nga Tirana në Shkodër udhëtohet me një shpejtësi mesatare 60 km/h.

Rrugën nuk e gjen asnjëherë pa trafik dhe ajo ka thyerjet tipike të Shqipërisë: nga superstradë në autostradë(terma sipas standardit tonë), policët janë përherë në pozicion përgjimi, rruga në disa segmente nuk ka as mbrojtëse anësore dhe asgjë dhe kështu një ndër zonat më të rëndësishme të vendit të bëhet e bezdisshme për ta vizituar.

Rruga Elbasan-Pogradec, shumë e rrahur nga lëvizjet, udhëtohet me shpejtësi mesatare 60km/h. Me cilësi jo të keqe, por e ngushtë deri në diskriminim. 

Rruga Fier-Gjirokastër udhëtohet me shpejtësi mesatare 80km/h. 10 muaj të vitit thuajse bosh. Për të kapur bregun kalohet nga kjo rrugë që tashmë thyen krahun në Kardhiq, por kalohet edhe nga rruga e Lumit, nga Llogoraja dhe së shpejti edhe nga një tunel 155 mln euro që del në Palasë. Të gjitha akset i ke thuajse bosh në 10 muaj të vitit. 

Tani sado indiferent të jesh nuk mund të mos vëresh se ka një disproporcion të papranueshëm në investime pavarësisht se përrallat për korridorin  blu kanë vite. Aksi me Korçën dhe Shkodrën kanë rëndësi ekonomike dhe rrihen gjerësisht.

Si vallë të lihen në këtë farë derexheje sidomos nga një qeveri që e ka çuar kilometrin 20 milionë euro? 

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

Gusht 2021: Rinas-Shkoder 83 km, koha 3 ore e 30 minuta. Shpejtesia 23.7 km/ore
Gusht 2022 Ura Milotit-Balldre 17.7 km, koha e levizjes 1 ore e 45 minuta. Shpejtesia 10.1 km/ore.
U ankuam tek doktori Pellumb Pipero dhe na rekomandoi te perdorim "Reina Real" per tu ruajtur nga terbimi. Gjithashtu na tha qe ky problem zgjidhet sapo te perfundoje Rruga Qukës - Qafë Plloçë pasi po na kalben mollet pe Korce dhe se turistet europian hyjne ne Albani nga pika e Gorices, nga pika e Carshoves dhe nga pika e Qafe Botes. Protestes sone ju pergjigj me arsyetimin se ne piken e Qafe Botes hyjne turiste nga e gjithe bota dhe per rrjedhim edhe nga Europa.

Submitted by Mark (not verified) on

nuk ka shkodran qe nuk e ve re diskriminimin gjografik, qe fatkeqesisht nuk ka filluar keto vite po shume dekada me pare. Ne aspektin turistik, duke verejtur shifrat e instat, 65% e turizmit ne njerez vjen nga veriu dhe nuk e kalon durresin. keture u sherbehet me nje aks rrugor 20% e totalit kurse 80% tjeter i sherben pakices prej 25-40% qe shkojne thelle ne jug. Padyshim qe ka nderhyrje jo dashamirese, por jane qeverite qe kane vendosur mor te kete asnjehere investime ne veri. I mire apo i keq eshte pune tjeter, por, te mos ishte saliu rruga e kombit nuk do te behej

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.