Nga "Naim Frashëri" te "Mehmet Akif", dy standardet e gubernës së Sanços më të gjatë në histori

Postuar në 06 Tetor, 2022 19:33

Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ankesën e disa familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian që konfirmon segregimin në një shkollë fillore në Korçë, është edhe ky pasazh nga argumenti i qeverisë shqiptare përkundrejt pretendimeve të paditësve dhe kërkesave të Komisionerit kundër Diskriminimit:

shkolla vijonte të frekuentohej pothuajse ekskluzivisht nga nxënës të komunitetit rom dhe egjiptian. Në vijim, Ministria shpjegoi se duke qenë se viti akademik ishte në vijim, nuk ishte momenti i duhur që të   zbatohej bashkimi i shkollave të ndryshme, por i siguroi QEDR-së, se në fillim të vitit të ri akademik, në shtator, segregimi në shkollë do të përfundonte

Pra, meqenëse ka një proces mësimor në zhvillim qeveria ka arsyetuar se koha e duhur për të ndërhyrë në favor të nxënësve do të ishte viti tjetër akademik. Kushdo që e lexon këtë e konsideron të arsyeshme. Mirëpo ajo që shtrohet këtu është fakti se pse e njëjta qeveri nuk e ndjek këtë praktikë për rastin e shkollës “Mehmet Akif”? Pse nuk u veprua pa nisur viti shkollor, ose të pritet të mbarojë ky vit shkollor për të ndërhyrë për zbatimin e ligjit?

Të vihet re se në rastin e shkollës së Korçës shkelja e ligjit ishte në anën e qeverisë, kurse këtu konstatimi I shkeljes ligjore bëhet titull ekzekutiv pa pritur gjykatën. Nuk ka avokati të mbrojë këtë që ndodh nënn gubernën e Sanços më të gjatë në historinë e këtyre anëve. Por edhe të literatyrës.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

O Skerdi. Nuk bohet puna me pse pse. Per licence aplikimi behet on line. Nese plotesohen kushtet formale ministria ka tre jave pune kohe per te kryer verifikimin. Cfare ndodh? Vjen nji goce edhe shikon banjot, merr nr i femijeve te kopshtit dhe thote: nuk mjaftojne per keta femije qe keni, apo modeli alla turka qe keni nuk perputhet me standartet. Dhe nuk e bon per inot por per te rujt menderen. Se vdiq femija ne Fier dhe ju u hodhet perpjete te gjithe me te drejte. Vete personalisht kam aplikuar duke filluar nga fundi i muajit maj ne menyre te vazhdueshme dhe me eshte refuzuar 5 here pasi dhe heren e gjashte e miratuan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.