Skavica apo Gabrica? Kontestimi për HEC është i vjetër
Ka një debat jo të vogël mbi vlerën dhe pasojat e projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Që nga institucionet vendase e deri te politika në pushtet, Skavica po propagandohet se do t’i japë vendit pavarësinë energjetike të shumëkërkuar. Projekti në momentin e tanishëm është në studim fizibiliteti dhe siç është bërë e njohur ai nuk do të konsiderojë një projekt më të hershëm të hartuar nga institucionet shqiptare.
Megjithatë, përtej projektit, kontestimet kanë të bëjnë në të vërtetë me pozicionin e zgjedhur. Sot opozita e drejtuar nga Sali Berisha kërkon anullimin e projektit sepse ai shkakton përmbytje masive të një rajoni të tërë. Dhe në fakt shqetësimi është real, pasi ai pranohet edhe nga financuesi: Korporata Energjetike Shqiptare që premton ndërhyrje për të kompensuar këtë gjë, ndërkohë që kujtohet se Skavica eliminon përmbytjet periodike në zonën e NënShkodrës.
Kërkesa për të rishikuar projektin nuk është e tanishme. Në vitin 1983 është kërkuar nga dy inxhinierë, Ali Rexhmata dhe Muhamet Delaçi që projekti të zhvendoset në atë që quhet Aksi i Gabricës, disi më në veri të Skavicës. Arsyetimi është Teknik dhe konsideron problemet që sjell përzgjedhja e Skavicës:
Aksi i Skavicës preket nga nji tektonik e cila ka zhvilluar shumë fenomentin e kartstit veçanrisht në krahun e majtë të rrjedhjes. Shpellat karstike të kësaj zone janë kërkuar edhe nga speleologët popullor fundi I të cilave mendohet se shkon deri në afërsi të nivelit të lumit.
Sipas studimeve gjeologike të ndërmarrjes së Kukësit këtu kalon një linjë e madhe tektonike parallel me rrjedhjen e lumit e cila mund të bëhet shkas për largimin e ujit nga kupa.
Vetë fshati Skavicë është i ndërtuar mbi nji rrëshqitje të vjetër, gjurmat e së cilës janë mjaft të qarta(për mendimin tonë kjo rrëshqitje është e lidhur me tektonikën e madhe
shkruajnë inxhinierët në letrën drejtuar ish-ministrit të Ndërtimit, Farudin Hoxha dhe kryeministrit Adil Çarçani.
Përkundrejt këtin aksi, Gabrica sipas tyre avantazh sepse krijon disnivel 15-17 m dhe për pasojë:
paksohet toka që përmbytet rreth 4000 ha në rrethin e Dibrës dhe ulet deri në 18 ha jashtë kufirit
Letra ka interes studimor, apo arkivor, ndonëse ajo ilustron se kundërshtitë për HEC Skavica janë të vjetra dhe nga disa drejtime. Diçka që duhet marrë në konsideratë përtej faktit se Shqipëria ka nevojë për energji. Është po ashtu pak ironike që në një sistem që akuzohet dhe denoncohet se vendoste me arbitraritet, ka në tryezë kërkesa dhe opsione që shqyrtohet dhe trajtohen si variante që meritojnë vëmendje.
s.zaimi
Comments
Dakord por mungon lidhja Sali
Dakord por mungon lidhja Sali-inxheniere-qeveri. Pyetja eshte kush din cfare. E din qeveria kete oponence apo eshte sekreti juaj dhe duhet ta perdorni per ta bere pacavure qeverine. Pastaj ku qendron ironia tek oponenca qe bejne dy inxheniere projektit te dy kolegeve qe gjithsesi dihej se do mbetej ne leter.
arbendemo@libero.it
Or mik Qeje 10 vjet mbrapa.... Sala ka ra nga fiku e sja per te hyp kurrë!
O qeter kush kadi sot qi po e ly me bojna fikun
Riq… kombetare
Saliu mbetet lezhende, ka ra apo nuk ka ra nga Fiji!
Eshte kunder projektit te portit turistik Durres, eshte kunder hidrocentralit te Skavices.
Eshte pro Janullatos por gjithashtu kontrabandes se nafte!
Zbaton ligjin bolshevik 7501 dhe percakton veten si perfaqesues te ish pronareve!
Te vazhdosh me Saliun duhen libra te tree…
Kur mendon se na la ne dore te Edit, gjysma e te keqes!
Nga nje i semure mendor te tjetri…
Rrofsh moj Shqiperi qe vazhdon te qendrosh ne kembe, me keto bij e bija!
Add new comment