arkivi

Skavica apo Gabrica? Kontestimi për HEC është i vjetër

Postuar në 07 Tetor, 2022 17:41

Ka një debat jo të vogël mbi vlerën dhe pasojat e projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Që nga institucionet vendase e deri te politika në pushtet, Skavica po propagandohet se do t’i japë vendit pavarësinë energjetike të shumëkërkuar. Projekti në momentin e tanishëm është në studim fizibiliteti dhe siç është bërë e njohur ai nuk do të konsiderojë një projekt më të hershëm të hartuar nga institucionet shqiptare.

Sekreti, më i rëndësishëm se mbrojtja në Gjykatën e Krimeve në Hagë*

Postuar në 05 Janar, 2020 00:41

 

Në korrik 2002, Forcat Izraelite të Mbrojtjes vranë një zyrtar të lartë të Hamasit, Salah Shehadeh, duke hedhur një bombë 1 tonëshe në godinën ku ai po flinte. Bashkë me të u vranë gruaja me vajzën, një tjetër luftëtar i Hamasit dhe 13 njerëz të pafajshëm që po flinin në godinat ngjitur. 
Në shtator të vitit 2003, një avion i forcave ajrore lëshoi një bombë 250 kg një një shtëpi ku ishin mbledhur shumë liderë të Hamasit. Bomba shkatërroi dy katet e sipërme, por të gjithë anëtarët e Hamasit shpëtuan pasi ishin në katin përdhe.

Filmat e viteve 1978-1982 në emergjencë restaurimi

Postuar në 28 Shtator, 2018 22:19

Ishin vitet ‘50 kur në Shqipëri filluan të prodhoheshin filma nga Kinostudioja “Shqipëria e re”. Pikërisht këto prodhime filmike do të bëheshin baza, ku më vonë do të ngrihej puna e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Me koleksion të krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, sot, Arkivi Shtetëror i Filmit numëron mbi 6000 tituj filmash, prej të cilëve më shumë se 4000 tituj filmash shqiptarë.

Tabela me të dhënat për nr e filmave

Arkivi i Shtetit, ruajtje jashtë standardeve për 85% të materialit arkivor

Postuar në 25 Shkurt, 2018 14:35

26 kilometra linerarë material arkivor nga të cilat vetëm 4 km ruhen sipas standardeve. Një kronikë e TemaTv zbulon se 85% e materialit që është fond arkivor nuk administrohet siç duhet. Kjo pranohet edhe nga drejtues të Arkivit, si drejtori I Përgjithshëm Bido që thotë se aktualisht është miratuar projekti për ndërtimin e dy godinave të reja.

Dokumentacioni fetar i arkivave do të dixhitalizohet

Postuar në 10 Nëntor, 2017 23:10

Konfenrenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njofton se i gjithë dokumentacioni fetar i arkivave, meshtarëve, të famullive dhe të doiqezave që janë  sekuestruar gjatë viteve të regjimit të Enver Hoxhës, do të dixhitalizohen.

Konferenca bën me dije se kjo do të bëhet e mundur falë një marrëveshjeje që do të nënshkruhet me Arkivin Qendror të Shtetit, duke sjellë në dritën e përdorimit nga qytetarë apo studiues të ndryshëm të një materiali me rëndësi historike dhe kulturore.  Marrëveshja prek vetëm materialin dokumentar që është në administrim nga Arkivi i Shtetit.

Regjizori Kame: “Filmi duhet klasifikuar"

Postuar në 27 Mars, 2017 08:47

Regjizori Gëzim Kame ka bërë disa komente mbi debatin për ndalimin apo kushtëzimin e transmetimit të filmave të prodhuara para viteve ’90 nga televizionet kombëtare. Përmes një interviste në gazetën “Panorama”, Kame thotë se filmat duhen parë për atë që përfaqësojnë në raport me historinë, me figura të caktuara dhe me frymën e kohës. Çështja është që disa prej tyre kërkojnë sqarime, të tjerë nuk ka pse jepen në tv kombëtare.

Asnjërit nga atyre që kanë qenë pjesë, nuk i ka shpëtuar debati rreth ndalimit të filmave në komunizëm. Ç’mendoni?

Dixhitalizohet fondi arkivor i Komunitetit Mysliman. 67 mijë € dhuratë nga një binzesmen kuvajtjan

Postuar në 04 Shtator, 2015 16:45

Fondi arkivor i Komunitetit Mysliman të Shqiëprisë do të dixhitalizohet. Lajmi bëhet i ditur,mndër të tjera, nga një takim i kryetarit të KMSh-së, Skënder Bruçaj, me biznesmenin kuvajtjan, Mohammad Al–Faresi. “Duke shprehur gatishmërinë e tij për mbarëvajtjen e institucionit, ai dhuroi shumën 67 mijë euro, në mbështetje të projektit për dixhitalizimin e fondit arkivor të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Subscribe to RSS - arkivi