Lajme
Diktatura vendoset nga një pjesë e një vendi. Kjo vlen edhe për Diktaturën e Korrupsionit
Sot në disa media të pushtetit ka qarkulluar një status i ish-deputetit të PD-së, Gent Strazimiri, i cili ankohet edhe për sjelljen dhe moralin e shoqërisë shqiptare.
Fjalët nuk ja merr era/Parlajmëron me Burg
Dje kryeministri Rama na përshëndeste të gjithë në Facebook. Na shprehte dashurinë e vet dhe na lavëronte duke na konsideruar fantastikë. Në mbrëmje doli në televizionin publik dhe tha se masat kanë funksionuar.
Sot në drekë ndërroi lëkurën. Paralajmëroi burg – disa apo shumë vite – heje patente për disa vite për ata që shkelin karantinën.
S’ka kthim lekësh nga kompanitë e sigurimeve, edhe AMF kundër lehtësive për klientët
Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri as që kanë ndërmend të t’u kthejnë para klientëve të tyre për kohën që ata nuk e kanë përdorur automjetin si pasojë e masave ndaluese të qeverisë. I kontaktuar me telefon, drejtori i SIGAL, njërës prej kompanive që operon në tregun shqiptar, tha për TvT se ka vendosur të mos falë detyrimet që lidhen me policat e sigurimit.
AVNI PONARI, drejtor i Sigal:
Garancia sovrane, ose t'i marrësh me një dorë e t'i japësh me tjetrën
Presidenti i Kosovës Hasim Thaçi falenderonte sot në Facebook presidentin e Turqisë, Erdogan për ndihmën e dhënë në këtë situatë pandemie. Ndihma është logjistike, njësoj si puna e ambulancave që erdhën në Shqipëri. Pra po flasim për solidaritet për gjëra bazike. Pak ditë më parë u bë e njohur se SHBA i dhuruan Shqipërisë 30 mijë teste për koronavirusin.
Rrëzohet tjetër urë në Itali
Ura e rrëzuar ndodhet në Aulla në Massa Carrara.
Cila "drejtësi" po e privilegjon sërish Saimir Tahirin?
Para disa ditësh u shpërnda në media një njoftim zyrtar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e Apelit, sipas të cilat gjyqi me të pandehur z. Saimir Tahiri do të mbahet me datë 9 prill 2020. Caktimi i kësaj seance gjyqësore duket disi i çuditshëm nisur nga fakti që fillimisht Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimet nr. 127, datë 10.3.2020 dhe nr. 128, datë 24.3.2020, ka vendosur pezullimin e veprimtarive të gjykatave të të gjitha juridiksioneve.
Përplasje titanësh për pandeminë
Ka ndonjë gjë për të cilën nuk mburren shqiptarët? Me gjasë jo. Nuk dihet është çështje brezi apo geni kjo kapardisja e tipit ta dish ti kush jam unë! Në studion e një emisioni televiziv dje ka gjalluar një përplasje me fyerje mes Taulant Mukës dhe Shpëtim Nazarko. Për një term dhe një korrigjim në skenë ka shpërthyer një mllef të cilin nuk ka test ta gjurmojë.
Kaq mjaftoi që diskutimi të kalojë nga leksioni për ne të shkretët që i dëgjojmë këta me gojë hapur, te kush je ti e kush jam unë.
Ik pirdhu, budalla. Ti je me shkollë të mesme, apo origjina jote është…
Detroit, infektohet 2% e stafit mjekësor në një nga spitalet kryesore
Duket se teza se në Itali epidemia u ushqye nga infeksionet në spital gjen konfirmimin e vet edhe në SHBA.
Kështu mediat raportojnë se në një spital në Deroit, konkretisht në spitalin Henry Ford Hospital Campus janë konfirmuar 731 persona, pjesë e stafit si pozitivë me CoVid-19.
Kjo është një shifër që përbën 2% të stafit që shkon në 31 600 të punësuar.
Italia prodhon testin sereologjik. 5 euro për 1 orë, jepet Patenta e Imunitetit
Italia ka zhvilluar një masë të re kundër koronavirusit që me gjasë do ta bëjë më të menaxhueshme një valë të dytë goditëse dhe do të bëjë të panevosjshëm një karantinim masiv.
Vera e çliruar nga epidemia, por pa vaksinë dimrin e ardhshëm kemi pandeminë reale
Kreu i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Helenik Paster, dr. Andreas Mentis thotë se nëse brenda verës nuk gjendet një vaksisë, në dimrin e ardhshëm ne do të përballemi me atë që ai e quan një pandemi reale.
Siç e dimë një epidemi mund të ndalohet nga vaksinimi dhe ka disa mesazhe shpresëdhënëse në këtë drejtim se vaksinat e para do të jenë të disponueshme në vjeshtë ose më pas. Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë, përndryshe ne do të përballemi me një pandemi reale