S’ka kthim lekësh nga kompanitë e sigurimeve, edhe AMF kundër lehtësive për klientët
Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri as që kanë ndërmend të t’u kthejnë para klientëve të tyre për kohën që ata nuk e kanë përdorur automjetin si pasojë e masave ndaluese të qeverisë. I kontaktuar me telefon, drejtori i SIGAL, njërës prej kompanive që operon në tregun shqiptar, tha për TvT se ka vendosur të mos falë detyrimet që lidhen me policat e sigurimit.
AVNI PONARI, drejtor i Sigal:
Unë jam i bindur që as në Amerikë nuk fal kush sigurime ndaj përgjegjësive, mund të falë sigurimin kasko ose ndonjë sigurim vullnetar ose ndonjë gjë, por sigurimi i detyrueshëm nuk falet. Ajo është përgjegjësi dhe përgjegjësia është nga 10 lekë deri në pa limit. Sepse dhe një shofer mund të krijojë akisdente pasive. Janë rreth 70 milionë euro që do t’i paguajnë shqiptarët që kanë bërë aksidente dhe nuk kanë qenë të siguruar. Ky është problemi.
Sipas Ponarit, kompania e tij do të bëjë vetëm shtyrjen e afatit të sigurimit me 3 muaj për ato makina që do të lëvizin jashtë shtetit dhe nuk kanë ikur për shkak të mbylljes së kufijve.
AVNI PONARI, drejtor i Sigal
Ne do të shohim klientët rast pas rasti dhe për ata që kanë kartonin jeshil dhe shkojnë jashtë shtetit, kemi bërë shtyrjen e afatit të sigurimit. I kemi thënë klinetit: në qoftë se ti ke 1 muaj, 2 muaj që s‘do dalësh, atëherë sigurimi është i vlefshëm edhe 3 muaj më shumë se sa ka qenë në kontratë
Edhe presidenti i kompanisë Eurosig, Kadri Morina, thotë për TvT se klientëve nuk do t’u kthehen paratë për muajt e ndalimit të qarkullimit, por do të aplikojë një ulje të çmimit për policën e sigurimit që do të pritet në këtë periudhë.
KADRI MORINA, president i Eurosig
Po, edhe për policën e sigurimit, grupi Eurosig ka vendosur për të gjithë qytetarët që adresohen te ne, të japë 1-2 muaj falas. Unë mendoj të nxis edhe bizneset e tjera. Dua të bëj një ndihmë të vogël, sadopak modeste për shoqatën Vatra në Amerikë për t’iu gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë në këtë fazë të vështirë që po kalon Nju Jorku.
Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është kundër çdo faljeje apo shtyrjeje të detyrimeve për policat e sigurimit. Zëdhënësi i këtij institucioni i tha TvT se AMF është duke monitoruar tregun dhe se çdo mospagim detyrimesh mund ta çonte në kolaps të sistemit. Të martën, AMF-ja u kërkoi kompanive të sigurimeve të pezullonin çdo procedurë për shpërndarje të dividendit, dhe çdo paradhënie për aksionerët e shoqërive.
Comments
O moj Shqiperi
Keto jane kokrra e kokrres se hajduteve. Kuptohet me ndihmen e shtetit. Bejne edhe si garipa. Bejne eshe reklama televizive familjare me kenge patriotike. Le ti kontrolloje nje here shteti se ku i bejne riparimet e me cfare dokumentash tatimore.
Keni pare ju hajdute qe kthejne gjene e vjedhur ?
Add new comment