Lajme

Trahanaja me emrin qeverisje*

Postuar në 06 Prill, 2020 18:23

Lexoni se çfarë lloj katrahure është qeverisja në Shqipëri. Lajmi është ky: 

Dhjetë të rinj nga Himara raportohet se u shoqëruan në polici pasi lartësuan në një kodrinë pranë Manastirit të Fjetjes së Marisë, simbolin e kryqi

Reagimi siç mund të merrej me mend është kështu: 

Qeveria pezullon tenderin ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës

Postuar në 06 Prill, 2020 13:57

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar tenderin ndërkombëtar për dhënien me koncesion për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Nuk dihet ende nëse ndërtimi i këtij aeroporti do të fillojë brenda këtij viti. Shkak për këtë është bërë vendimi i APP-së për të anuluar të gjithë tenderat, përveç tenderave të lidhura me mbulimin e nevojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Hap kufirin për jorezidentët dhe akuzon Sali Berishën se do të shkatërrojë Shqipërinë

Postuar në 06 Prill, 2020 13:40

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një lidhje video përmes së cilës ka akuzuar Sali Berishën si njeriu që sipas tij synon të shkatërrojë Shqipërinë. Zoti Rama ka deklaruar se bllokimi në kufi i shqiptarëve është një mënyrë për të mbrojtur jetën. Brenda 24 orëve të ardhshme tha z. Rama do të lejohet hyrja e qytetarëve që nuk kanë leje qëndrimi në vendet përkatëse të cilët do të karantinohen. Ai ka thënë se kjo kategori do paguajë një tarifë.

Kufizim lirish, por jo anullim të drejtash. Ndëshkimet nuk mund të aplikohen me gjykatat e mbyllura

Postuar në 06 Prill, 2020 12:40

Sot është njoftuar marrja e masave të reja shtrënguese për të disiplinuar lëvizjen e qytetarëve. Nuk dihet se çfarë parashikojnë këto masa, por ato kryesisht përfshijnë gjoba apo humbje të lirisë. Këtë e ka paralajëmruar edhe kryeministri të shtunën. Problemi me këtë lloj apeli publik është shumëm serioz. Qeveria me një akt normative jo vetëm ka kufizuar disa liri tonat, por është shtyrë më tej, ka prekur garancitë për të Drejtat tona kushtetuese. 

Bashkëqeverisja si lypje e nevojtarit, jo ofertë vizionari

Postuar në 06 Prill, 2020 12:14

Dy vitet e fundit kryeministri është lodhur dhe n aka lodhur duke kërkuar bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike. Hapur, tërthorazi, në vijimësi, z. Rama ka kërkuar ta ulë Lulzim Bashën në tryezë dhe t’i japë ca ministra. Nuk ja ka dalë. Arsyet janë disa.

Ftesa e fundit që u bë ishte me emergjencën e tërmetit. Kushdo mund të lexojë atë që ka ndodhur. U përsërit sërish në një farë mënyre, por sipërfaqësore me ardhjen e pandemisë. Sot z. Rama ka sulmuar PD-në:

Pandemia/Kreu i Dhomës së Tregëtisë: Konçesionet mund të rishikohen

Postuar në 05 Prill, 2020 21:13

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, përmes një shkrese zyrtare me 8 propozime, i kërkon qeverisë që të mbështesë ekonominë, pasi në kushtet e izolimit, për shkak të koronavirusit, po rrezikon kolapsin.

Kreu i saj, Nikolin Jaka, në një intervistë për TVT-në, thotë se ndër kërkesat kryesore është dhe rishikimi i buxhetit të shtetit për këtë vit, për t’u ardhur në ndihmë sektorëve të ndryshëm të prekur nga kriza e pandemisë.

Duhet të riskojmë të gjithë. Pa përjashtim.

A mund të riskohen koncesionet?

Dossier: Të dhëna të reja dokumentare mbi ndarjen sovjeto-shqiptare

Postuar në 05 Prill, 2020 20:41

Materiali i mëposhtëm është një punim i Andrey Edemskiy, i Institutit për Studime Sllave në Akademinë Ruse të Shkencave.

Virusi do të ikë, sëmundja terminale e Shqipërisë do të jetë ende këtu

Postuar në 05 Prill, 2020 13:48

Kryeministri Rama shpërndan sot në Facebook një video sentimentale me ton moralizues dhe ekumentik. Jeta është e shkurtër, e përditshmja na ka rrëmbyer duke shtyrë njëri-tjetrin, pleqtë kishin të drejtë e të tjera si këto.

Z. Rama ka të drejtën e tij për të thënë çfarëdo lloj gjëje në Facebook vetëm se ky transformimi psikologjik i kryeministrit që po mendon për veten se është një lloj guruje është sinjal se nuk i kemi punët mirë në këtë vend.

Europianët e miratojnë "shtetrrethimin". Rritet popullariteti i qeverive

Postuar në 05 Prill, 2020 12:48

Nuk janë vetëm shqiptarët që e respektojnë “shtetrrethimin” e pandemisë. Edhe europianët duket se mbështesin kufizimet e vendosura pavarësisht se ato konsistojnë në heqje dorë nga disa liri. Sondazhe të ndryshme të kryera në disa vende tregojnë se qytetarët janë mirëkuptues për masat, madje mirëpresin edhe masa më shtrënguese.

Franca lëviz e pavarur drejt Rusisë

Postuar në 04 Prill, 2020 21:13

Europa duhet të gjejë mënyra dhe rrugë për mbrojtjen e interesave të vet të sigurisë, pavarësisht qëndrimeve të ShBA. Në krye të kësaj qasjeje qëndron Franca, që së fundmi ka propozuar emrin e ish-ministrit të Jashtëm, Hubert Vedrine, në një panel ekspertësh të NATO-s ku do të flitet për të ardhmen e aleancës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme