Pandemia/Kreu i Dhomës së Tregëtisë: Konçesionet mund të rishikohen
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, përmes një shkrese zyrtare me 8 propozime, i kërkon qeverisë që të mbështesë ekonominë, pasi në kushtet e izolimit, për shkak të koronavirusit, po rrezikon kolapsin.
Kreu i saj, Nikolin Jaka, në një intervistë për TVT-në, thotë se ndër kërkesat kryesore është dhe rishikimi i buxhetit të shtetit për këtë vit, për t’u ardhur në ndihmë sektorëve të ndryshëm të prekur nga kriza e pandemisë.
Duhet të riskojmë të gjithë. Pa përjashtim.
A mund të riskohen koncesionet?
Çdo gjë që nuk është bazike për mbijetesën e qytetarëve mund të dhe duhet të riskohet. Dhe kjo duhet të jetë e prerë dhe duhet të bindemi të heqim dorë nga fanatizmi i mbrojtjes së ideve nga të cilat nuk heqim dot dorë. Jo. Çdo gjë që ka lidhje me sigurinë bazike të qytetarëve shqiptarë duhet të jetë përparësi. Nga ana tjetër, ne duhet të mundësojmë sa më shumë hapje të kompanive që të mundësohen të ardhura në buxhet dhe duhen parë të gjitha instrumentet e mundshme për të rritur borxhin publik.
Nga ana tjetër, sipas kreut të Dhomës së Tregtisë, masat shtrënguese të qeverisë po pengojnë zhvillimin e sektorëve ekonomikë.
Ka dy rrugë: ose duhet të ndryshojmë skenarin e masave shtrënguese, ose duhet t’i paguajmë. Nëse ne heqim masat shtrënguese dhe qytetarët që nuk rrezikohen nga pandemia duhet të jenë të lirë në normalitetin e tyre, atëherë duhet të hapen edhe kafenetë dhe restorantet. Pra masat shtrënguese janë penguese për këtë lloj sektori dhe është normale të paguhen. Edhe si kryetar i Dhomës së Tregtisë edhe si qytetar i thjeshtë apo sipërmarrës, duhet të përjashtohen të gjithë fashat e qytetarëve dhe përfitues të të ardhurave informale nga çdo lloj subvencioni.
Sipas Presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka jetët njerëzore janë me rëndësi, porse përparësi, i duhet dhënë dhe ekonomisë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon gjithashtu nga qeveria edhe likujdimin e detyrimeve të prapambetura të sipërmarrjeve private që kanë lidhur kontrata, por që ende nuk janë kompensuar nga kontraktorët.
Add new comment