dhoma e tregetise
Pandemia/Kreu i Dhomës së Tregëtisë: Konçesionet mund të rishikohen
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, përmes një shkrese zyrtare me 8 propozime, i kërkon qeverisë që të mbështesë ekonominë, pasi në kushtet e izolimit, për shkak të koronavirusit, po rrezikon kolapsin.
Kreu i saj, Nikolin Jaka, në një intervistë për TVT-në, thotë se ndër kërkesat kryesore është dhe rishikimi i buxhetit të shtetit për këtë vit, për t’u ardhur në ndihmë sektorëve të ndryshëm të prekur nga kriza e pandemisë.
Duhet të riskojmë të gjithë. Pa përjashtim.
A mund të riskohen koncesionet?
Irani kërkon hapjen e ambasadës shqiptare në Teheran
Hapja e ambasadës së Shqipërisë në Iran do të jetë një hap i rëndësishëm për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar kryetari i Unionit të Dhomave të Tregëtisë së Iranit, Gholam Hossein Shafei në një takim të përbashkët me dhomat e tregtisë në Shqipëri.
Anëtarësimi i detyrueshëm i bizneseve në Dhomën e Tregëtisë kushton 22 milionë euro në vit
Ligji i anëtarësimit të detyrueshëm të bizneseve në dhomat e tregtisë ka një faturë financiare të lartë. Sipas përllogaritjeve paraprake kjo taksë e re e fshehtë e ngarkon biznesin me rreth 22 milion euro detyrime të reja në një vit.
"TemaTv"
Tjetër “dhuratë” nga Komisioni i Eduard Shalësit/Miratohet projektligji i Dhomës që detyron bizneset të anëtarësohen në Dh. e Tregëtisë dhe Industrisë
Projektligji për anëtarësimin e detyruar të biznesit në Dhomën e Tregëtisë dhe të Industrisë pritet të kalojë në seancën e sotme për miratim. “Vizion Plus” raporton se drafti ka kaluar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese larg vëmendjes së mediave dhe pa u kosnultuar paraprakisht me aktorë të biznesit. P.sh Dhoma Amerikane e Tregëtisë e ka kundërshtuar draftin që detyron anëtarësimin në Dhomë, pa një arsye të qartë dhe që shihet si një mënyrë për të vjelur një lloj takse.