Lajme
9 raste të reja me CoVid-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë nga 231 teste të kryer.
Kina: Koronavirusi u soll në Kinë dhe kjo gjë shumë shpejt do të zbulohet
Fox News në ShBA po com përpara tezën se koronvirusi aktual është prodhim laboratorik. Mediat në SHBA raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim të posaçëm për këtë çështje, ndonëse të gjithë shohin se teza e laboratorit i intereson presidentit Donald Trump.
Mirëpo vetë Kina refuzon të pranojë një variant të tillë. Sipas saj madje, virusi u soll në Kinë nga jashtë dhe këtë gjë e provon një gen brenda tij.
Mjeku Ylli: CoVid-19 nuk ka qarkulluar që në shkurt në Shqipëri
Kurba e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri sipas epidemiologut Alban Ylli, është e njëjtë me atë të vendeve të Evropës Lindore, të cilat u prekën nga Covid pothuajse në të njëjtën kohë si vendi ynë, pas përhapjes së infeksionit prej Italisë.
Ai ka hedhur poshtë si të pabazë idenë se CoVid-19 ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin shkurt. Më poshtë intervista dhënë për TvT:
Simon Rrota, një rrëfim për veprën dhe jetën e mjeshtrit të penelit
Edhe pse një nga piktorët më të njohur shqiptarë, për figurën e tij është folur pak në historinë e artit tonë.
Por, për Simon Rrotën ka shumë për të zbuluar.
I konsideruar shpesh si piktori i fundit i Rilindjes, ai ishte në fakt një artist, që nuk mund të kornizohet brenda një përcaktimi të tillë.
Jeta e tij është një udhëtim unik në periudha të ndryshme, që nga monarkia deri në komunizëm, ndërkohë që krijimtaria e tij i përket periudhës para vitit 1944.
Nobelisti Montagnier: Koronavirusi është manipuluar për të prodhuar vaksinën kundër AIDS
Virologu i njohur francez, nobelisti Luc Montagnier ka deklaruar se koronavirusi i tanishëm është manipuluar nga shkencëtarët kinezë në Wuhan, të cilët kanë shtuar në të sekuencë të ADN-së së AIDS për të kërkuar me këtë rast vaksinën ndaj kësaj të fundit.
Virologu ka folur në një emision të dedikuar për mjekësinë, Pourquoi Doctor, përmes të cilit, ndër të tjera ka thënë:
Kurti kthen përgjigje: Jemi për zgjedhje të reja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkruar sërish letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke ja bërë të ditur se nuk e refuzojnë kërkesën e tij për dërgimin e emrit të mandatarit. Porse ai ka ripërsëritur se kërkojnë zgjedhje posa të kalojë pandemia e koronavirusit.
Kurti edhe në këtë letër ka kërkuar sqarim për “përdorimin e standardit të dyfishtë që Thaçi dhe partitë politike po tentojnë ta imponojnë në rrugë jokushtetuese.
Berisha: Respiratorët nuk kanë ardhur. Testet e premtuara seriologjike, iu konfiskuan një kompanie
Në një lidhje Skype me Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda për mënyrën me të cilën qeveria po menaxhon situatën. Së pari Berisha ka refuzuar të pranojë si shkencërisht të qëndrueshëm projeksionin e prezantuar sot nga kryeministri Rama sipas të cilit nëse nuk merreshin masa mendohej se do të vdisnin nga 2800-18000 njerëz.
Së dyti, Berisha ka deklaruar se ka vdekje të paroportuara me CoVid-19 që kanë ndodhur në disa qytete të Shqipërisë.
Miratohen ndryshimet në Kodin Penal. Shumica: Morëm parasysh vërejtjet e Presidentit
Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Penal që trajtojnë shkeljet e ndryshme në periudhë epidemie.
Përfaqësues të Partisë Socialiste kanë deklaruar se përmes amendimeve të sotshme është marrë parasysh edhe paketa e propozimeve të Presidentit një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, duke i dhënë ndryshikeve një frymë konsensusi. Por çfarë sjellin këto dispozita? Ato parashikojnë sanksione administrative dhe penale për ata persona që nuk zbatojnë kërkesat apo urdhëresat e institucioneve përkatëse për sa i përket masave që lidhen me epidemitë:
Roli ynë? Qëndruam të qeshur në kohë pandemie
Ish-diplomati dhe publicist Shaban Murati shkruante dje në gazetën “Dita” mbi atë që e quante gjeopolitika e koronavirusit. Murati rimerrte tezën e tij se traktatet e shumta të miqësisë dhe ato të bashkëpunimit strategjik që ka nënshkruar Shqipëria nuk vlejnë për asgjë nisur nga mënyra sesi u reagua gjatë kësaj krize. Sipas Muratit kjo situatë provoi se vetëm Turqia iu përgjigj apelit për ndihmë dhe se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë mbetet i pazëvendësueshëm për shqiptarët në Ballkan.
Qendra koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve: Nuk ka ri-infektim nga CoVid-19, por riaktivizim
Në Korenë e Jugut janë konfirmuar 141 raste me persona të cilëve u është rishfaqur infeksioni nga CoVid-19. Për këta raste është thënë se janë ri-infektuar, por Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Ekspertët e qendrës thonë se në këta pacientë ka një rishfaqje, një riaktivizim të virusit që për shkaqe të caktuara, kryesisht imunitare, krijon një gjendje fjetjeje.