Lajme
Kriza politike në Kosovë, Thaçi do të mandatojë atë që krijon shumicë
Kriza në Kosovë po shkon drejt rotacionit të partive që kanë pushtetin. Takimi i sotshëm i partive politike nën drejtimin e Presidentit Thaçi ka prodhuar një përfundim që dihej: të gjitha partitë veç Vetëvendosjes janë për krijimin e një qeverie të re, jo për zgjedhje.
Rrezikohen 50 mijë vende pune në fasoneri
Fasoneria është industria më e prekur jo vetëm për numrin e punonjësve të infektuar, por edhe për dëmin që i është shkaktuar në planin fiananciar.
Kreu i Shoqatës, Gjergj Gjika thotë se pagat e punonjësve janë reduktuar dhe se nëse kjo situatë do të vijojë fabrikat do të nxjerrin në rrugë rreth 50 mijë punonjës.
25 raste të reja, 18 nga të cilat në Krujë. Ndërron jetë edhe një qytetar
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i të infekturve nga CoVid-19 është rritur me 25 raste të reja. Ndërkohë një qytetar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit pasi ishte edhe me disa sëmundje shoqëruese. Më poshtë raportimi i zv. ministres, Mira Rakacolli:
Zvicër, zhvillohet një pajisje që gjurmon përqendrim virusesh në ajër
Në Zvicër pretendojnë se kanë zhvilluar një biosensor që gjurmon përqendrim në ajër të CoVid-19. Biosensorët përdorin receptorë që përmban “gjurmë gishtash” të ARN-së që janë unike në çdo virus.
Pandemia, java e tetë e karantinës mund të sinjalizojë fundin
Ka një debat thuajse global për fundin e kësaj pandemie. Një pjesë e madhe e shkencëtarëve thonë se garancia e vetme që të kthehemi në normalitet është vaksina, por ajo do të dojë kohë deri sa të realizohet. Aktualisht janë tri vaksina në testim nga të cilat ka më shumë shpresë, ndërkohë që thuajse të gjitha vendet e prekura po shtojnë stokun e respiratorëve dhe numrin e shtretërve. Në thelb po ndërtohen ngado spitale të posaçme kundër CoVid-19.
Skandal, qarkullon listë emërore e testimeve
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas sinjalizimeve për një listë të personave të testuar për koronavirus.
Në një reagim për TvT, Ministria e Shëndetësisë distancohet nga ky veprim flagrant dhe sqaron se do të nisë një hetim administrativ në lidhje me këtë rast.
Qeveria, qendra kryesore e shpifjeve, gënjeshtrës, mashtrimit, dezinformimit, manipulimit, vjedhjes
Partia “Zgjidhja”, e cila është themeluar dhe drejtohet nga Koço Kokëdhima, njëherazi botues i një prej gazetave më të njohura në Shqipëri, “Shekulli”, e ka cilësuar raportin e “Reporterëve pa kufij” për lirinë e medias në vendin tonë si alarmant. Përmes një deklarate, kjo parti vlerëson se liria e medias në vendin tonë është në pikat më të ulëta në 30 vitet e fundit.
OBSh: CoVid-19 nuk u krijua në labroator. Ka origjinë nga kafshët
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se të gjitha të dhënat tregojnë se CoVid-19 ka origjinë nga kafshët dhe se nuk është manipuluar në laborator.
Të gjithë të dhënat që kemi sugjerojnë se virusi ka një origjinë nga kafshët dhe nuk është manipuluar apo ndërtuar në laborator apo gjetkë
u shpreh zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib.
Ajo ka pranuar se mbetet e paqartë sesi virusi ka kapërcyer barrierën mes specieve por sugjerimi më bindës është se ka patur një kafshë ndërmjetëse.
Presidenti reagon për lirinë e medias
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot rreth lirisë së medias në Shqipëri duke dalë me një deklaratë të posaçme:
Ndërron jetë Rikard Ljarja
Ka ndërruar sot jetë aktori dhe regjisori Rikard Ljarja. I lindur në prill 1943 në Shkodër, Ljarja largohet nga kjo botë në moshën 77 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
U diplomua në shkollën e lartë të aktrimit në Tiranë në vitin 1965 dhe karrierën filmike e nisi në vitin 1973 pas një periudhe punë në teatri e Shkodrës.
Prodhimet dhe filmat ku ai mori pjesë përfshijnë “Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Rrugë të bardha”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Ilegalët”, “Radiostacioni”, “Rrethi i kujtesës” apo edhe “Pesha e kohës”.