Lajme
Franca, teknikisht në recension ekonomik
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Francës ra me 5.8% krahasuar me 3 muaj më parë dhe ky katërmujor është i dyti radhazi në rënie pas katërmujorit të fundit të vitit 2019 kur rënia ishte 0.1%.
ShBA rrëzon studimin e Kinës: Remdesivir, efektiv në shkurtimin e kohës së rikuperimit nga CoVid-19
Kreu i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në ShBA, Anthony Fauci ka njoftuar në një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump se testimet e medikamentit Remdesivir kanë dhënë rezultate pozitive në shkurtimin e kohës së rikuperimit te pacientët e prekur nga CoVid-19. Kompania Gilead që është prodhuesi lëshoi një deklaratë sot përmes së cilë deklaronte se ishte në dijeni të rezultateve pozitive.
Në këtë kuptim, ndoshta bota ka tanimë një trajtim efektiv, ndonëse jo një kurë definitive apo një vaksinë.
Biznesi akuzë zv. Kryeministrit: Po ngre frymë urrejtjeje sociale
21 shoqata të biznesit kanë dalë sot me një deklaratë përmes së cilës akuzojnë zv.kryeministrin Erjon Braçe se po i fryn konfliktit social. Në deklaratë i kujtohet z. Braçe se sipërmarrja private është punëdhënësi kryesor në vend dhe se problemet e ndryshme që ka biznesi në raport me të punësuarit vjen edhe pse shteti apo zyrtarë të tij aplikojnë standarde të dyfishta. Më poshtë deklarata:
Komisioni Europian akordon 3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor
Komisioni Europian njoftoi sot mbi 3.3 miliardë € ndihmë financiare të BE-së të mobilizuar së bashku me Bankën Europiane të Investimeve në dobi të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo paketë synon të adresojë shëndetin e menjëhershëm dhe nevojat njerëzore si rezultat i pandemisë COVID-19, si dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.
Një e dhënë nga Italia që përforcon mendimin se CoVid-19 ka qenë në Shqipëri në shkurt
Mendimi i mjekëve shqiptarë se virusi CoVid-19 ka qenë prezent që në shkurt në Shqipëri gjen një konfirmim të tërthortë nga Italia. Corriere della Sera shkruan se koronavirusi është identifikuar në Lombardi të paktën që në 26 janar 2020 dhe në këtë periudhë vlerësohet se ka patur 1200 të infektuar në zonë. Nga kjo datë deri më 21 shkurt kur u deklarua rasti i parë pozitiv në Codogno ka kalur një muaj fatal gjatë të cilit virusi është përhapur masivisht dhe pa asnjë kontroll.
Në Kosovë arrihet pazari
Në Kosovës është arritur marrëveshja qeverisëse që do të pasojë qeverinë e Albin Kurtit. Nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, që hyn kështu në qeveri me një partner që ka deklaruar heqjen e tarifës dhe të reciprocitetit.
1 Maji/Paralajmërohet grevë masive në SHBA nga punëtorët e disa prej kompanive kryesore
Media të ndryshme në SHBA raportojnë se të premten e kësaj jave pritet që të organizohet një grevë e madhe e punëtorëve të disa prej kompanive kryesore në botë, të cilat kanë fituar së fundmi në krizën e tanishme. Sipas këtyre raportimeve është krijuar një “koalicion i paprecedent i punëtorëve” nga kompani të tilla si Amazon, Instacart, Whole Foods, Walmart, Target dhe FedEx do të protestojnë para qendrave të punës me akuzën se punëdhënësit e tyre po përfitojnë në kurriz të shëndetit të punëtorëve,
Lavrov: Gjukanoviç dhe Mali i Zi na tradhëtuan
Sjellja e politikanëve malazezë përfshirë presidentin e vendit, Milo Gjukanoviç është cilësuar si tradhëti nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Teksa i është përgjigjur një pyetjeje të një studenti gjatë një lidhjeje video me studentë të Institutit Shtetëror te Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Lavrov ndër të tjera tha:
Nëse pandemia vazhdon edhe vitin tjetër, Lojërat Olimpike të Tokios do të anullohen
Lojërat Olimpike të Tokios, parashikuar për vitin aktual mund të anullohen. Aktualisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, lojërat u shtynë për në korrik të vitit 2021, por sipas presidentit të Komitetit Organizator, Yoshiro Mori, nëse pandemia nuk vihet në kontroll deri në atë moment, atëherë lojërat do të anullohen.
Në atë rast, do të anullohen
tha ai.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është jetike
Kjo më sipër është një hartë e përdorur nga media serbe B92 – që cilësohet liberale në Serbi – ku flitet për rastin sllovak të pandemisë së koronavirusit.