Skandal, qarkullon listë emërore e testimeve
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas sinjalizimeve për një listë të personave të testuar për koronavirus.
Në një reagim për TvT, Ministria e Shëndetësisë distancohet nga ky veprim flagrant dhe sqaron se do të nisë një hetim administrativ në lidhje me këtë rast.
MShMS ju informon se në raportimin e saj të brendshëm nga IShP, çdo informacion vjen i kodifikuar, në zbatim të ligjit për ruajtjen e të dhënave personale të individëve. MShMS distancohet nga ky veprim flagrant dhe menjëherë pas sinjalizimit tuaj ka vendosur të fillojë një hetim administrativ për këtë rast. Lutemi për bashkëpunimin tuaj!
thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Add new comment