Berisha: Respiratorët nuk kanë ardhur. Testet e premtuara seriologjike, iu konfiskuan një kompanie

Postuar në 16 Prill, 2020 21:02

Në një lidhje Skype me Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda për mënyrën me të cilën qeveria po menaxhon situatën. Së pari Berisha ka refuzuar të pranojë si shkencërisht të qëndrueshëm projeksionin e prezantuar sot nga kryeministri Rama sipas të cilit nëse nuk merreshin masa mendohej se do të vdisnin nga 2800-18000 njerëz. 

Së dyti, Berisha ka deklaruar se ka vdekje të paroportuara me CoVid-19 që kanë ndodhur në disa qytete të Shqipërisë. 

Së treti, z. Berisha ka deklaruar se firma që mori përsipër importin e respiratorëve ka deklaruar se nuk e përmbush dot detyrimin e prokuruar. Pra sipas tij respiratorët nuk do të vijnë. 

Së katërti, sipas z. Berisha testet seriologjike që u njoftuan nga ministrja e Shëndetësisë në fakt i janë konfiskuar një kompanie në Tiranë të cilën e kanë detyruar të bëjë testet për llogari të qeverisë. Sipas Berishës bëhet fjalë për 500 teste dhe jo më shumë. 

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Ti i le spitalet, ekonomine, shtetin, funksional .
Erdhen keta te tjeret e ta prishen gjithe naten!
Nuk dine shqiptaret e shkrete ku te mbyten!
Me Riqirjen apo Tallavane!
Ja, kishim Saliun, Tosin, Edin.
Presim Bashen, Erjonin, Flamur Noken, Ciljeten, Lek Plepin!
Mungonte termeti dhe ate e shijum!
Tani po shihojme koronavirusin!
Jam i sigurt per dicka, edhe shimpanzete e gorillat nuk do pranonin te qeveresishin nga palacot shqipfoles te Tiranes!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.