Lajme
Mirë i doli opozitarllëku këtij
Raportime të ndryshme nga politika dhe analistë të shquar të drekave e darkave me politikën flasin për një diskurim të tenderit të identifikimit biometrik të zgjedhësve në Këshillon Politik. Tenderi thuhet se është kërkuar nga Partia Demokratike. Që këtej edhe historia se PD-ja e Bashës në fund të fundit, fitoi një zero me nam nga reforma si e tillë, por disa zero pas ndonjë numri me tenderin në fjalë.
Lavrov nga Beogradi: Europa duhet të marrë rol në dialogun Serbi-Kosovë
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka bërë sot thirrje nga Beogradi që Bashkimi Europian të marrë rol aktiv në negociimin e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.
Problemi i Kosovës mbetet i pazgjidhur dhe Rusia beson se BE-ja nuk duhet ta izolojë veten nga detyrimet e veta dhe duhet t’i përmbushë ato ndershmërisht dhe të luftojë për realizimin e atyre zgjidhjeve dhe marrëveshjeve që janë arritur tashmë
tha Lavrov në konferencën për shtyp me presidentin serb, Alexander Vuçiç.
Rusia ndërton katedralen me mjete ushtarake gjermane të Luftës II Botërore
Rusia kishte menduar që të celebronte 75-vjetorin e fitores mbi Fashizmin më 9 maj të këtij viti me përurimin e një katedraleje shumë të veçantë. Në perferinë e Moskës, në Kubinka ëstë ndërtuar një katedrale e zezë 95 m e lartë, pagëzuar në media edhe si katedralja kaki dhe përfaqëson një seri simbolesh. Diametri i kupolës është 19.45 m, bazamenti ka 8 dritare, ndërkohë që kupola është 22.43 m e lartë. Mediat ruse raportojnë se këto përmasa përputhen me të dhënat kohore të Instrumenti të Dorëzimit të Gjermanisë Naziste më 8 maj 1945 në orën fikse 10:43.
Rrjedhja në media/Turqia ka përpunuar plan pushtimi të Greqisë dhe Armenisë
Turqia e Reccep Tayyip Erdoganit ka përpunuar një plan për pushtimin e Greqisë dhe të Armenisë, koduar si operacioni Çakabej, sipas një gjenerali turk të shekullit të 11-të. Dokumentet përmes të cilave pretendohet një gjë e tillë janë publikuar nga një media kritike me Ankaranë zyrtare, Nordic Monitor dhe janë paraqitur në një prezantim të Shtabit të Përgjithshëm dhe mban datën 13 qershor 2014.
Pushteti rekruton një kryenegociator për të mirën e Shqipërisë
Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar kryenegociatorin e Shqipërisë për Integrimin. Ai është Zef Mazi, diplomat me karrierë edhe në arenën ndërkombëtare. Gjatë fjalës prezantuese, z. Rama ka ditur ta miklojë jo vetëm mikun e tij të ri, por edhe veten kur ka zbuluar se zgjedhja e bërë është shumë e mençur.
Njoftim punësimi: Kërkohet një drejtor hipoteke në Vlorë
Edhe drejtori i ri i hipotekës së Vlorës është dorëhequr. Lexoni si na vjen ky lajm:
Zhdukja permiano-triasike u provokua nga djegia e vazhdueshme e qymyrit
Djegia në sasi të mëdha dhe në mënyrë të vazhdueshme e qymyrit në Siberi është përgjegjëse për zhdukjen më të madhe masive të provuar në historinë e planetit tonë. Shkencëtarë nga universiteti i Arizonës pretendojnë se kanë provuar se zhdukja permo-triasike u provokua nga djegia e qymyrit dhe pasojat e saj.
Gjysma e popullsisë së botës, e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur
Gjysma e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit. Një studim i ri i drejtuar nga profesori Gavin Shaddick i universitetit të Exeter, provon se megjithë përpjekjet globale për përmirësimin e ajrit, pjesë të mëdha të popullsisë botërore po jetojnë nën ajër të ndotur.
Ky studim vë në dukje se ajri i ndotur përbën sot një kërcënim kryesor për shëndetin publik në botë.
Misteri i CoVid-19, disa njerëz kanë kujtesë imunitare edhe pse infektohen për herë të parë
Aleksandra Walczak, mjeke në École Normale Supérieure në Paris shprehet në një intervistë për Horizon Magazine se përgjigja e diferencuar që disa njerëz kanë ndaj CoVid-19 në raport me të tjerë është një nga pikëpyetjet më të mëdha të mjekësisë në menaxhimin e epidemisë.
Dexamethasone, shpresa kryesore për pacientët në ventilim
BBC-ja raporton se dexamethasone mund të jetë një shpresë e madhe në luftën kundër koronavirusit. Sipas ekspertëve britanikë, medikamenti në fjalë, që kushton pak dhe është komisionuar në vitin 1961, ndihmon sidomos pacientët në gjendje kritike dhe që janë në ventilator. Medikamenti është pjesë e testimit më të madh në botë që provon nëse ilaçet në përdorim mund të jenë efektive ndaj CoVid-19. Testimi është kryer mbi 2000 pacientë të shtruar dhe sipas të dhënave përdorimi I dexamethasone ka ulur rrezikun e vdekjes me 12%.