Mirë i doli opozitarllëku këtij

Postuar në 18 Qershor, 2020 23:23

Raportime të ndryshme nga politika dhe analistë të shquar të drekave e darkave me politikën flasin për një diskurim të tenderit të identifikimit biometrik të zgjedhësve në Këshillon Politik. Tenderi thuhet se është kërkuar nga Partia Demokratike. Që këtej edhe historia se PD-ja e Bashës në fund të fundit, fitoi një zero me nam nga reforma si e tillë, por disa zero pas ndonjë numri me tenderin në fjalë. 

Nëse është kështu, atëherë na duhet të rishikojmë pozicionin si i shohim gjërat: zoti Basha merr tendera edhe në opozitë, ndaj ngarkesa ndaj tij si njeri që duhet të marrë pushtetin ngjan disi si kërkesë artificiale. Ose e nxituar. Fundja z. Basha, opozitarizmi mirë i ka dalë dhe nga optika e tij ndoshta duket fare e pakuptimtë vala e kritikës që i bëhet se bën opozitë të dobët. E dobët apo jo, ai tenderin e mori, sikurse ca goditje me koncesione të ndryshme ngjan sikur i ka dhënë. Pse atëherë të nxitosh për të luftuar për pushtetin, kur në fakt edhe ky në mënyrën e vet pushtet është?

Është e udhës që kur analizojmë aktet e z. Basha ta mbajmë parasysh edhe këtë optikë, pasi bëhet fjalë për llogari jo të vogla. 

Comments

Submitted by Lapsi Karbonit (not verified) on

Zeroja me nam dhe me xhufke i shkon qeverise e di une pasi opozitat sikur nuk jane ne pushtet? (Shprehja e Rames ra, pasi opozita eshte jashte parlamentit. Ju kujtohet ajo koha kur nuk guxonin ta permendnin btenda ne parlament. E ajo e famshjmja, bejeni vete si ta deshironi) Dhe pse mengjesin keta te shqyerit e bejne pushim ?
Punet e mira behen qysh ne mengjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.