Rrjedhja në media/Turqia ka përpunuar plan pushtimi të Greqisë dhe Armenisë
Turqia e Reccep Tayyip Erdoganit ka përpunuar një plan për pushtimin e Greqisë dhe të Armenisë, koduar si operacioni Çakabej, sipas një gjenerali turk të shekullit të 11-të. Dokumentet përmes të cilave pretendohet një gjë e tillë janë publikuar nga një media kritike me Ankaranë zyrtare, Nordic Monitor dhe janë paraqitur në një prezantim të Shtabit të Përgjithshëm dhe mban datën 13 qershor 2014.
Media në fjalë shkruan se plani është rishikuar dhe përditësuar dhe se ai është ende aktiv. Sipas saj dokumentet janë zbuluar gjatë një çështjeje në gjykatë në Ankara kur prokurori besnik i Erdoganit, Serdar Coshkun ka harruar t’i heqë ato nga dosja. Hetimi kishte të bënte me grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016 dhe dokumentet kanë qenë pjesë e komunikimit mes prokurorisë dhe ushtrisë. Kodimi i operacionit Çakabej i jep kuptim planit, pasi Çakabej ishte ushtaraku i parë turk që udhëhoqi një ekspeditë në Egje dhe mori ishuj si Lesbos, Samos, Kios dhe Rodosin.
NM shton se dokumentet e rrjedhura në media nuk japin hollësi operacionale që mund të kenë qenë tepër sekret, të tilla që nuk mund të ndahen në rrjetin e brendshëm të komunikimit të ushtrisë. Plane të tilla shpërndahen përmes një sistemi të quajtur Sistemi i Shpërndarjes së Mesazheve Dokumentare.
Plani në fjalë mendohet se është përgatitur si rezervë e zhvillimeve në Sirinë fqinje dhe nuk është e qartë se çfarë synonin në aspektin strategjik. Koha provoi se Turqia ndërhyri në Siri dhe në Libi, sikundër ka një dorë në zhvillimet në Egjipt, por me Greqinë ajo ka aktualisht një gjendje konfrontimi të drejtpërdrejtë.
Add new comment