Zhdukja permiano-triasike u provokua nga djegia e vazhdueshme e qymyrit
Djegia në sasi të mëdha dhe në mënyrë të vazhdueshme e qymyrit në Siberi është përgjegjëse për zhdukjen më të madhe masive të provuar në historinë e planetit tonë. Shkencëtarë nga universiteti i Arizonës pretendojnë se kanë provuar se zhdukja permo-triasike u provokua nga djegia e qymyrit dhe pasojat e saj.
Studimi i publikuar në revistën “Gjeologjia” merr si provë për konkludimet e veta shkëmbinjtë vullkanikë në një rajon vullkanik në Siberi. Shpërthimi vullkanik në këtë rajon konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë që Toka ka provuar në 500 milionë vjetët e fundit. Ai thuhet se ka vazhduar për 2 milionë vjet dhe sot kjo zonë është e mbuluar nga shkëmb bazalti për një sipërfaqe prej 3 milionë milje katrorë.
Zbulimi i pasojave të kësaj ngjarjeje ka rëndësi të dorës së parë për të kuptuar edhe historinë e jetës në planet, pasi me të u zhdukën 96% e specieve ujore dhe 70% e specieve vertebrore tokësore. Në vetvete zhdukja përllogaritet të ketë kulmuar 252 milionë vjet më parë dhe nga përllogaritjet del se temperature e oqeanit arrit 40 gradë Celcius. U deshën 2 milionë vjet që ekosistemi të ristabilizohej.
Gjetjet e ekipit provojnë një hipotezë të vjetër: vullkani nisi të provokonte djegien e vegjetacionit masiv dhe qymyrit duke i hapur rrugën një reaksioni zinxhir që çoi në fund në rritje temperaturash në shkallë globale dhe shi acid që vazhdoi për një kohë të gjatë. Situata e asaj kohe sjell paralele me atë që ndodh sot në botë, ku po flitet përherë e më shumë për emetimin e karbonit nga aktiviteti industrial i njeriut, që për disa shkencëtarë është pagëzuar si Anthropoceni.
Add new comment