Lajme
Videolajm/Qëllohet me grusht Kryeministri i Spanjës
Sinjale pozitive për krizën greko - maqedone të emrit. Gruevski: “Jemi gati të dialogojmë, pastaj pyesim njerëzit në referendum”
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është shprehur në një intervistë për britaniken “The Guardian” se ai dhe qeveria që drejton janë të gatshëm që të rihapin negociatat me Greqinë për çështjen e emrit. “Ne do të dëshironim që sa më shpejt të jetë e mundur të hyjmë në dialog me Greqinë për të gjetur një zgjidhje dhe nëse ne e gjejmë një të tillë do të duhet të shkojmë në referendum ku të pyeten qytetarët”, thotë Gruevski. Deklarata vjen në një moment delikat për rajonin e Ballkanit dhe ndërkohë që ministri i Jashtëm Nikola Poposki do të vizitojë Athinën.
Çfarë është zbuluar në CERN? Një grimcë e ngjashme me Higgs, apo transportuesi gravitacional?
Dy ekipe fizikanësh në Large Hadron Collider në Qendrën Europiane për Kërkime Bërthamore kanë deklaruar të martën se kanë gjurmuar një tjetër grimcë themelore në natyrë. Zbulimi mbetet ende në kuadër të deklarimeve të tyre, por grimca mendohet të jetë një version i grimcës Higgs, por me masë më të madhe. Ky është njëri version, kurse versioni tjetër është se ekipet e fizikanëve mund të kenë gjurmuar të ashtuquajturin transportues të gravitetit, zbulimi i të cilit mund të sjellë implikime për ekzistencën e dimensioneve të tjera të hapësirë-kohës.
Një treg i kontrolluar: sinjalistika, sigurimet dhe rasti i tenderit të dekoderave
Sot u bë i njohur lajmi se Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim për disa tendera të zhvilluara për sinjalistikën rrugore. Shifra e akorduar është gati 10 milionë dollarë dhe sipas dyshimeve të Autoritetit, nga praktika e konstatuar rezulton se ka të dhëna për koordinim mes kompanive. “Tenderat janë zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, në datat 7 dhe 9 shtator të këtij viti, me objekt “përmirësimin dhe rifreskimin e sinjalistikës në akset kombëtare”.
Videoarkiva/ Reminishencat në kokën e Këshillit të Ministrave
Fjalimi mban datën 11 shtator 2013. Çfarë ka mbetur nga këto betime parlamentare?
Në protestë njerëzit i nxjerr qeveri(sj)a
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë ditën e enjte përpara selisë së Parlmentit, ndërkohë që deputetët e saj do të protestojnë brenda. Ideja dhe realizimi nuk janë risi për Shqipërinë pluraliste, që ka parë nga plumba në Parlament e deri bilbilë, vuvuzela apo edhe kapërcime tavolinash. Nuk përbën risi as qëndrimi i ambasadorëve kryesorë në Tiranë, që tashmë e kanë ekspozuar veten se mbi të gjitha kanë si kryesore, axhendat shtetërore që kanë mësuar t’i fshehin pas pretendimeve dhe apelit për standarde.
Kolaudimi, radha blihet 50 mijë lekë te konçesionari në Shkodër (Video)
4 ditë në pritje dhe 50 mijë lekë për të blerë radhën në shërbimin e kolaudimit të makinave në Shkodër. Top Channel raporton se për këtë arsye drejtuesve të automjeteve në Shkodër bllokuan një ditë më parë edhe rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit por u hoqën me forcë prej për shkak të kalimit të eksortës së kryeministrit.
Berisha shpërthen kundër ambasadorit Hoffman dhe i përgjigjet Ramës për veriorët
Shqetësimet e ambasadorëve për dhunën në protestën e opozitës janë komentuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që e sheh të pavend ndërhyrjen e tyre për çështjen e bunkerit të djegur pranë Ministrisë së Brendshme. “Kohë para se të prononcohen ambasadorët, unë personalisht dhe kreu i PD, kemi shpallur thirrje për protesta paqësore, për mosbindje civile paqësore. Ambasadorët të cilët i respektoj shumë, kam mirëkuptim të plotë me ta për të shmangur dhunën, por jo qëndrimin ndaj bunkerit.
Auditi i Brendshëm në dogana: Të ardhurat po bien, borxhi po rritet
Auditi i Brendshëm në dogana në një analizë të punës për 6-mujorin e parë të këtij viti ka evidentuar se, treguesit e nivelit së degëve doganore të audituara nuk janë në nivele pozitive, ku treguesi i saj kryesor ”të ardhurat” gjatë periudhës së audituar paraqitet me mosrealizim.
Në raportin zyrtar të auditit që është publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rezulton se, “treguesit e borxhit doganor janë në shifra jashtëzakonisht të larta”.
Në emër të OSHEE-së dhe moralit për të bërë shtet
OSHEE-ja mund të jetë institucioni që i ka kthyer buzëqeshjen kryeministrit për rezultatat e “mahnitshme” të aksionit kundër vjedhësve të energjisë, por nga terreni vijnë shembuj që kompromentojnë moralin e qeverisë me prerogativën e të bërit shtet.