Lajme

Mbyllet dosja për aferën me ilaçet e rimbursuara, skema drejtohej nga LSI

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 10:40

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona, ndër të cilët zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe drejtues farmacish, të përfshirë në një skemë mashtruese financiare me rimbursimin e medikamenteve, nga e cila i është shkaktuar shtetit dëm rreth 56 milionë lekë të reja.

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se në krye të kësaj skeme qëndrojnë shtetasi Hysni Roçi, pronar i disa farmacive në kryeqytet, si edhe ish-drejtori rajonal i Fondit, Pjerin Xhuvani.

Me gjuhën e “Belinit”

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 10:30

Një kompozitor me emër, jo detyrimisht mund të përfaqësojë indeksin e popullaritetit që ka fituar muzika e tij. Dhe talenti jo domosdoshmërisht lidhet me vlerat jashtë muzikës. Fjala është për kompozitorin Agim Krajka që u është përgjigjur polemikave për përfshirjen e tij në listën e personave që hartonin raporte për artistët në kohën e Partisë së Punës. Mbrojtja e tij provon se përveç partiturave Krajka ka patur kohë të merret edhe me jetën private  të këngëtarëve, duke gjykuar në emër të moralit të shëndoshë.

Këta japin drejtësi në Shqipëri(foto)

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 22:50

Këto fotografi janë realizuar nga ekipi i “Fiks Fare” dhe tregojnë disa gjyqtarë që sot merrnin pjesë në punimet e Konferencës Gjyqësore. Veshje mijëra euro, ora të shtrenjta, luks dhe salltanete të disa rrogëtarëve të veçantë të shtetit shqiptar.

http://www.gazetatema.net/web/2015/12/14/fotokjo-eshte-salla-me-njerezit...

Konsensus për ndryshimet kushtetuese për Dekriminalizimin. Ndërprerja e mandateve nis me hyrjen në fuqi të ligjit

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 21:08

Komisioni i posaçëm për Dekriminalizimin ka miratuar sot ndryshimet kushtetuese të nevojshme për adoptimin e kritereve që do të shmangin përfshirjen e personave me precedentë kriminalë në veprimtari institucionale. Po kështu, ndryshimet parashikojnë edhe një paketë tranzitore që do të vërë në zbatim ndërprerjen e mandatit për të gjithë funksionarët kushtetues që konsiderohen se janë në shkelje të kushteve për ushtrimin e funksionit.

Video/Mikroplastikat që mbipopullojnë me ndotje oqeanin

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 20:52

Emërimet në administratë, ministrja Harito: “Nuk kemi shkelur ligjin”

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 20:03

Sot portali “lapsi.al” ka publikuar një email mes ministres së Inovacionit, Milena Harito dhe deputetit Tulant Balla, si dhe disa deputetëve të tjerë ku jepen disa poorosi për aplikimin e njerëzve të PS-së për punësim në administratë(http://www.lapsi.al/lajme/2015/12/14/ekskluzive-zbulohet-e-mail-që-udhëzon-punësimet-partiake-në-administratë#.Vm8QYSfGMgE).

Mjekët bullgarë emigrojnë në masë! Në Shqipëri mjekët pasurohen në masë

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 18:20

“Deutsche Welle” publikon sot një shkrim me titull disi të pazakontë: “Bullgari: E ardhmja pa mjekë”, me autore Mariya Ilcheva. Shkrimi nis me një ilustrim që shpjegon mirë dukurinë: “Pediatria Snezha Teneva (në fotografi), do të duhej të kishte dalë në pension që para një viti. Por ajo vazhdon të punojë me turne në spitalin e Asenovgradit. "Jemi vetëm katër mjekë pediatër këtu. Po të mbeten vetëm tre, atëherë stacioni i fëmijëve duhet të mbyllet", thotë ajo. Për qytetin bullgar me rreth 60.000 banorë dhe vetëm me një spital kjo gjë do të kishte pasoja dramatike”.

Prokuroria kërkon sekuestrimin e dosjeve të tre konçesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 18:00

Dje u bë e ditur se prokuroria do të hyjë në veprim për të sqaruar çuditë e konçesioneve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në fakt duket se nuk ka vonuar. Sot “ABCNEWS” citon burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “Njësia Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e dosjeve të 3 koncesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë”.

Shmangia e tragjedive në det, Greqia propozon identifikim të imigrantëve dhe transportim të tyre që në Turqi, Liban dhe Jordani

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 17:32

Greqia propozon si zgjidhje për problemin e humbjes së jetëve të imigrantëve që vijnë nga zonat e luftës drejt BE-së identifikimin e tyre në zonat e origjinës.

Çfarë po ndodh 1000 km poshtë sipërfaqes së Tokës?

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 17:20

Rreth 1000km poshtë sipërfaqes së Tokës diçka e çuditshme po ndodh. Mbi mantelin e Tokës, mes kores dhe anës së jashtme të bërthamës duket se ka një kufi. Pllaka të litosferës, që është shtresa shkëmbore menjëherë poshtë sipërfaqes, po tërhiqen në thellësi deri në kufirin e sipërpërmendur. Gjithashtu ndërsa shkëmbinjtë e nxehtë shtyhen lart deri në shtresën e poshtme të mantelit, ai devijohet përqark të njëjtës thellësi. Kjo dukuri ka çuditur shkencëtarët dhe dy ekipe janë vënë në kërkim për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme