Mjekët bullgarë emigrojnë në masë! Në Shqipëri mjekët pasurohen në masë
“Deutsche Welle” publikon sot një shkrim me titull disi të pazakontë: “Bullgari: E ardhmja pa mjekë”, me autore Mariya Ilcheva. Shkrimi nis me një ilustrim që shpjegon mirë dukurinë: “Pediatria Snezha Teneva (në fotografi), do të duhej të kishte dalë në pension që para një viti. Por ajo vazhdon të punojë me turne në spitalin e Asenovgradit. "Jemi vetëm katër mjekë pediatër këtu. Po të mbeten vetëm tre, atëherë stacioni i fëmijëve duhet të mbyllet", thotë ajo. Për qytetin bullgar me rreth 60.000 banorë dhe vetëm me një spital kjo gjë do të kishte pasoja dramatike”. Mjekja që citohet thotë se shumë kolegë kanë emigruar dhe se vetë ajo e mendon një gjë të tillë. “Edhe unë vetë kam menduar për një kohë të gjatë për këtë. Kam patur madje edhe një ofertë nga Franca. Po të kisha qenë më e re, patjetër që do të kisha shkuar jashtë. Por tani është tepër vonë", thotë dr. Teneva. Dukuria ka çuar madje në llogaritjen sipas një gazete se Bullgaria në vitin 2020 do të mbetet pa mjekë. “Që nga viti 2012 rreth 2.000 mjekë bullgarë i kanë kthyer shpinën vendit të tyre. Përveç kësaj gjithnjë e më shumë bullgarë të rinj emigrojnë menjëherë pas përfundimit të studimeve të mjekësisë. Ndërkohë vetëm rreth 500 mjekë të huaj punojnë në Bullgari”, raporton “DË”, që shton se në një vend me 7 milionë banorë ka vetëm 28.000 mjekë. Pagesa e keqe, niveli i jetesës ka bërë që shumë mjekë të ikin nga vendi. dhe ikin si mjekë për të punuar mjekë në Europë, aty ku kërkesat profesionale janë të larta. Dhe kjo e bën Bullgarinë një vend ndryshe nga Shqipëria, e cila po i ofron Perëndimit, më saktë Gjermanisë, personel infermier që kualifikohet në Shqipëri. Ndërkohë që në Bullgari ky konsiderohet një problem, në vendin tonë është qeveria që organizon emigrimin e infermierëve, që për aq sa mund të ndajmë tani, nuk kanë për t’u kthyer më në Shqipëri. Për çfarë bëhet vallë ky investim? E vërtetë është se emigrimi në rrugë legale është një ndihmë jo e vogël, po pse të mos shihet mundësia që të investohet diçka edhe këtu? Pasi edhe qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për disa shërbime, sidomos në spitale ku siç e thotë edhe fjala është mallkim po të shkosh. Le të vihet re gjithashtu, se mjekët shqiptarë nuk emigrojnë gjëkundi. Të pyesim: sa prej tyre do të mund të punonin në hapësirën e BE-së me statusin profesional që kanë këtu, kundrejt konkurimit natyrisht? Nuk dihet sikurse nuk dihet që nga BE-ja të ketë oferta për mjekë shqiptarë. Të cilët siç e dimë të gjithë nga përvoja jonë janë ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri, krahas gjyqtarëve e prokurorëve. Dhe siç e dimë janë ndër më të korruptuarit, parazitë të shërbimeve publike, matrapazë dhe xhambazë. Dukuria e ikjes nga Bullgaria provon situatën e atyshme, por edhe se qelbi i korruptimit nuk ka depërtuar kaq thellë dhe nuk është shfaqur kaq hapur. Është rasti të thuhet se ikja është dëshmi e një aspekti pozitiv.
http://www.dw.com/sq/bullgari-e-ardhmja-pa-mjekë/a-18913606
Comments
per mjeket!!!
Si valle mund te mendoni qe te listoni mjeket ne krah te gjyqtareve lidhur me fenomenin e mitmarrjes/abuzivizmit apo korripsionit?!
Vertete qe duhet te jesh totalisht i mefshte per te llogjikuar mbi disa te dhena shume te thjeshta: se pari mjeku zbaton korrupsionin e "copes se bukes" dhe me kete nuk po e justifikoj ASPAK por thjesht po e perkufizoj; se dyti mjeku, kur merr ose jo pagese nendore, eshte njelloj i stresuar emocionalisht dhe penalisht sepse i duhet te operoje ne nje sistem qe nuk i garanton asgje (do gjak....ska!, duhen disa ilace te caktuara...... ska, gjej te tjera! etj etj) dhe i cili nuk e mbron kur krijohen probleme me familjaret apo ligjin; se treti mjeket jane ne "syrin e ciklonit" te opinionit publik i cili nuk ngurron t'i lincoje ne momentin me te pare pa bere diferencime.
Me kete nuk po them qe jane te justifikuar.... por thjesht me duket absurde qe ti quash kaq te pasur dhe t'i krahasosh me gjyqtaret
Dhe nje gje te fundit...... kur thoni mjeket mos mendoni 50 apo 100 "baronet me bluza te barda" qe jane ne maje te piramides ne Tirane...... kini parasysh qe jane rreth 8000 mjeke qe punojne ne te gjitha cepat e vendit dhe perballen me te njetat sakrifikca si te gjithe profesionistet e tjere!!!
Ku e ke pare copen e bukes o
Ku e ke pare copen e bukes o mjek ordiner, ose familjar mjeku. Ai te le te vdesesh nqs nuk i jep para. Operacioni me o thjesht do te pakten 500 mij lek (apandesiti)
Add new comment