emigrimi
Qeveria i bëri shqiptarët më të pasur në letra, duke i përzënë nga vendi
Heqja e vizave jep efektet e para, kosovarët marrin rrugën e emigrimit
Heqja e vizave duket se u ka hapur rrugën e emigrimit qytetarëve të Kosovës. Një analizë e institutit GAP në Prishtinë konkludon se rreth 33% e të pyeturve nën 24 vjeç thonë se duan të largohen nga vendi.
Italia, stimuj fiskalë për të kthyer trurin
Vitet e fundit, edhe Italia është prekur dukshëm nga fenomeni i ikjes së trurit. Por prej kohësh, qeveria italiane e ka incentivuar kthimin e tyre në atdhe me stimuj tatimorë. Falë këtyre politikave, sipas Corriere, u kthyen rreth 25 500 italianë të larguar.
Por qeveria e Melonit, e cila kishte premtuar se do ta ndryshonte ligjin, ka miratuar nga 19 dhjetori një të ri.
Emigrimi do të zhdukë kombe dhe shtete
Në një shkrim në Corriere della Sera, përveç atij që është publikuar për Edi Ramën e që flet për fasadat e Tiranës së vitit 2000, Danilo Taino sjell në vëmendje një vëzhgim të bërë prej studiuesit të pabarazive Blanko Milanoviç, sipas të cilit ecuria e tanishme e lëvizjeve migratore shtron çështjen e zhdukjes së disa kombeve dhe shteteve siç i njohim sot.
Kësaj Shqipërie i mjaftojnë 1.5 milionë shqiptarë
Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit të hotelerisë, kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha:
Ne nuk do t’i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit. Ne nuk do të pranojmë që të futen në tenderë të shtetit, me paratë e shtetit, kompani ndërtimi që deklarojnë se i paguajnë punëtorët me pagë minimale. Gënjejnë, sepse nuk ka punëtor ndërtimi që hipën në skelë dhe merr pagë minimale. Ato që i paguajnë në të zezë duhet të deklarohen, sepse u marrin të ardhmen
Tri dekada që duam vetëm të ikim
Revista “Monitor” referonte sot në një shkrim të vetin një sondazh të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik -OECD – sipas të cilit ikja nga Shqipëria ka ritmin më të lartë edhe krahasuar me rajonin sa i përket të rinjve deri në 24 vjeç.
Shqipëri e gjeneratës tjetër? Jo, Shqipëri e atyre që do mbeten
Kryeministri Edi Rama është mburrur shpesh se ai punon për gjeneratën tjetër. Mirëpo një pjesë e madhe e shqiptarëve duan të ikin. Për arsye të ndryshme. Kryeministri thotë se emigrimi është dukuri e përhershme, kështu që për të nuk duhet të shqetësohet kush.
Kryeministri thotë se nëse kriminelët garojnë me partinë që ai drejton, kjo është përgjegjësi e tyre dhe jo e tij. Është e njëjta parti që rekruton ekeslentët, por nuk i kandidon asnjëherë.
Ndryshe nga Kryeministri, Majko: Njerëzit po ikin sidomos për shkak të politikës
Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka folur gjatë një interpelance sot në Kuvendin e Shqipërisë edhe për arsyet e largimit të njerëzve.
Largohen njerëzit se kanë inat qeverinë. Njerëzit largohen për arsyet e tyre ekonomike. Çështja e emigracionit është një histori e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por nëse ka një arsye pse njerëzit po largohen përveç ekonomisë, janë budallallëqet që prodhohen nga politika, siç ndodhi sot në këtë interpelancë
Bindja "e përhapur" se po zëvendësohemi me sirianë
Pandemia ka vënë në lëvizje një zinxhir teorish konspirative që herët apo vonë, nëse situata nuk menaxhohet si duhet, do të prodhojë pasoja politike së paku. Shqipëria nuk përjashtohet nga kjo valë globale teksa një kategori njerëzish adoptojnë interpretime të ndryshme në internet për të shpjeguar dyshimet e veta. Sëmundja është reale, atë e prekim dhe shohim te njerëz të afërt që nuk ka sesi të jenë të gjithë pjesë e një loje aktoriale masive. Kush i rekrutoi të gjithë këta xhanëm pa rënë në sy?
Dyndje në kurset e gjermanishtes, Kuka: Rritja e kërkesave lidhet me emigrimin
Irea është një nga dhjetëra të rinjtë që i janë përkushtuar mësimit të gjuhës gjermane.
Vetëm 17 vjeçe, por ajo e projekton të ardhmen e saj jashtë Shqipërisë. Ambicien dhe synimet i ka të mëdha.
Pranë institutit të studimit Gëte, mësojnë afro 500 persona të moshave të ndryshme. Numrin në rritje të personave që i janë futur gjermanishtes e pranon edhe drejtoresha Alketa Kuka.
Shumica e e atyre që zgjedhin të mësojnë gjuhën gjermane janë qytetarë që pritet të emigrojnë. Kjo pasi zotërimi i gjermanishtjes është një nga kushtet për të përfituar vizë pune.