Heqja e vizave jep efektet e para, kosovarët marrin rrugën e emigrimit
Heqja e vizave duket se u ka hapur rrugën e emigrimit qytetarëve të Kosovës. Një analizë e institutit GAP në Prishtinë konkludon se rreth 33% e të pyeturve nën 24 vjeç thonë se duan të largohen nga vendi.
“Në kuadër të hulumtimit kemi bërë një anketë gjithëpërfshirëse në nivel vendi, me pjesëmarrje të një mijë e 66 personave. Disa nga gjetjet kryesore të anketës janë se rreth 28 për qind e qytetarëve të Kosovës mbi moshën 18-vjeçare planifikojnë të migrojnë në tre-mujorin e parë të këtij viti pas liberalizimit të vizave. Grup-mosha nën 24 vjeç është grup-mosha më e prirur për të migruar me 33 për qind”, tha Anisa Zogaj, një nga hulumtueset e këtij studimi.
Largimi i të rinjve, një fenomen me të cilin edhe Shqipëria është përballur vitet e fundit, do të reflektohet menjëherë në mungesa në tregun e punës.
Sipas studimit, në Kosovë, të parët që preken janë sektori i ndërtimtarisë me 18.7 për qind, po ashtu në këtë përqindje preket edhe sektori i hotelierisë dhe gastronomisë, tregtisë me 18.1 për qind dhe prodhimit me 12.9 për qind.
Comments
Ceveria e Albin Kurtit nuk
Ceveria e Albin Kurtit nuk krahasohet me ate te hajdutit Edi Rama. Kosovart duen me kthy e jo me ik. Mos shkruani budalliqe. N'Shqipni dun me hik te tane. N' Kosove dun me u kthy.
Dreq o pune
O Noni, po ti akoma nuk e di qe nuk shkruhet "Ceveria", po "Qeveria"? Me Q or taj, me Q, jo me C.
E dime mire se ju kosovareve
E dime mire se ju kosovareve ju mbajne me dhune ne Emigrim, se qe te gjithe do te linit Evropen e do te ktheheshit, ne Kosoven e lire dhe Sovrane.
Kosova eshte paradiso.
Vecse, ndihma socialle e Zvicres dhe e Allemania jua then zemren per me e marr
Ai shkrimi lart ishte ironik.
Ai shkrimi lart ishte ironik. Drejtuar redaksise supozoj.
Nuk e dija qe Kosova qenka
Nuk e dija qe Kosova qenka kaq me mire se Shqiperia. Ne Shqiperine socialite, rreth 60% e te rinjve duan te arratisen nga syte kembet, sipas cdo sontazhi te besuar.
Ta gezojme partine cuna Tirone!
Add new comment