Çfarë po ndodh 1000 km poshtë sipërfaqes së Tokës?

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 17:20

Rreth 1000km poshtë sipërfaqes së Tokës diçka e çuditshme po ndodh. Mbi mantelin e Tokës, mes kores dhe anës së jashtme të bërthamës duket se ka një kufi. Pllaka të litosferës, që është shtresa shkëmbore menjëherë poshtë sipërfaqes, po tërhiqen në thellësi deri në kufirin e sipërpërmendur. Gjithashtu ndërsa shkëmbinjtë e nxehtë shtyhen lart deri në shtresën e poshtme të mantelit, ai devijohet përqark të njëjtës thellësi. Kjo dukuri ka çuditur shkencëtarët dhe dy ekipe janë vënë në kërkim për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Një grup propozon se ndryshimi në viskozitet përgjigjet për këtë zhvillim. Skuadra tjetër e shkencëtarëve mendon se përgjegjëse është ndryshimi në përbërje dhe densitet, gjithnjë në mantel.

http://www.csmonitor.com/Science/2015/1213/Why-is-there-a-mysterious-bou...

Comments

Submitted by Kevinjon (not verified) on

Kuptove gje ti?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.