Kolaudimi, radha blihet 50 mijë lekë te konçesionari në Shkodër (Video)
4 ditë në pritje dhe 50 mijë lekë për të blerë radhën në shërbimin e kolaudimit të makinave në Shkodër. Top Channel raporton se për këtë arsye drejtuesve të automjeteve në Shkodër bllokuan një ditë më parë edhe rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit por u hoqën me forcë prej për shkak të kalimit të eksortës së kryeministrit.
Radha para ambienteve të kolaudimit ka shkuar në dy kilometra dhe sipas punonjësve të kompanisë SGS, kjo ndodh për shkak se të gjithë drejtuesit e mjeteve e lënë kolaudimin e mjetit të tyre për ditët e fundit të vitit, ndërsa gjatë periudhës nuk ka radhë të mjeteve.
Privatizimi i një shërbimi të tillë publik nuk ka shmangur as radhët dhe as dhënien e parave për të përfituar kolaudimin. Megjithatë qeveria vazhdon t’ia besojë këtë shërbim një konccesionari të vetëm ndryshe nga praktikat e vendeve të tjera europiane ku këtë shërbim e ofrojnë edhe pikat e servisit. Ato përmbushin kushtet që nevojiten dhe liccensohen për të ofruar shërbimin e kolaudimit sipas standardeve që që kërkohen.
Comments
Me ne fund u nenshtruakan
Me ne fund u nenshtruakan edhe shkodrjanet. Boll na shiten dengla e pordhe me rrigon. U benkerkan qingja e pula, mbajne edhe rradhe dhe japin edhe para per te ndejtur urte. Hajde kulmi, i kulmit te kulmit, per kete popull qe don vedin me sundue.
Add new comment