Sinjale pozitive për krizën greko - maqedone të emrit. Gruevski: “Jemi gati të dialogojmë, pastaj pyesim njerëzit në referendum”

Postuar në 16 Dhjetor, 2015 21:35

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është shprehur në një intervistë për britaniken “The Guardian” se ai dhe qeveria që drejton janë të gatshëm që të rihapin negociatat me Greqinë për çështjen e emrit. “Ne do të dëshironim që sa më shpejt të jetë e mundur të hyjmë në dialog me Greqinë për të gjetur një zgjidhje dhe nëse ne e gjejmë një të tillë do të duhet të shkojmë në referendum ku të pyeten qytetarët”, thotë Gruevski.  Deklarata vjen në një moment delikat për rajonin e Ballkanit dhe ndërkohë që ministri i Jashtëm Nikola Poposki do të vizitojë Athinën. Gazeta britanike sjell në kujtesë me këtë rast edhe vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Shkup në muajin qershor, ku ai do të deklaronte se “ne duam që të gjithë fqinjët tanë të jenë anëtarë të BE-së, pasi vendi ynë, varet në një masë të madhe nga ajo çfarë ndodh në Ballkan”. Nuk dihet se cili do të jetë emri i pranuar, as se cilat janë propozimet, por rëndëi ka që pala maqedone hap dritën jeshile për dialog dhe negocuata. Deri më tani janë refuzuar disa propozime si Maqedonia e Sipërme apo Maqedonia e Re. 

http://www.theguardian.com/world/2015/dec/16/macedonia-open-to-changing-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.