Lajme
Hetim i dytë nga Prokuroria e Tiranës për ministrin Beqaj. KLSH gjen shkelje në tendera e konçesione
KLSH-referon në prokurori shkelje të shumta për tenderët e ilaçeve të miratuara nga ministri. Krimet e Rënda po verifikojnë kryesisht drejtorët e Ministrisë së Shëndetësisë për procedurat e koncesioneve qindra miliona eurosh, ndërsa Prokuroria e Tiranës po verifikon një tjetër çështje ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Pak javë më parë, Krimet e Rënda filluan hetime me iniciativë për çështjen e pagëzuar tashmë “Beqaj”, ndërsa së fundmi, akuza e kryeqytetit ka marrë disa dokumente nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsitë e zhvillimit të tenderëve.
Mallkimi i investimeve publike
Prej vitesh, investimet publike nuk po u shpëtojnë tendencës për t’u shpenzuar në momentin e fundit. Përpjekjet e këtyre viteve nuk kanë mjaftuar për të shpërndarë në mënyrë të drejtë investimet gjatë gjithë vitit, çka do të krijonte mundësinë për furnizimin e ekonomisë me oksigjen të vazhdueshëm
Prokurori speciale për hetimin e zyrtarëve, çdo vendim në filtrin e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit
Zyrtarët e lartë në Shqipëri dhe ish-zyrtarët të dyshuar për korrupsion do të hetohen nga një prokurori speciale. Në dokumentin e plotë të ndryshimeve kushtetuese për reformën në ndrejtësi, në nenin 53 parashikohet një strukturë e posaçme antikorrupsion me prokurorë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm, që zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve. Madje, do të jenë prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që do të kenë në varësi Byronë Kombëtare të Hetimit.
Xhami apo katedrale? Në Kordoba “rinis” Rekonkusita...
Marrëdhëniet fetare në Europë janë në fije të perit, sado që shumëkush përpiqet që të kalojë tensionet pas formulave të përgjithshme. Përveç shfaqjeve të qarta politike, siç është rasti i rritjes së shpejtë të partive të ndryshme të krahut ultra të djathtë, një incident në Spanjë, ndoshta flet më mirë. Revista e njohur “Foreign Policy” raporton se xhamia më e njohur e Spanjës, xhami a e Kordobës, u zhduk nga Google Maps për dy javë. Nëse kërkoje gjatë mesit të nëntorit për këtë xhami, aty të dilte Katedralja Katolike e Kordobës, e cila ndodhet brenda mureve antike të xhamisë.
"Tv Klan" bën kronikë për kolaudimet dhe ministri vrapon "për një inspektim të papritur"
Që Shqipëria është një shtet kartoni, kjo dihet fare mirë. Por mënyra sesi kjo fatkeqësi verifikohet në përditësi, i shton dozën këtij perceptimi që po i bën shumë shqiptarë të ikin nga sytë këmbët. Sot Ministria e Transporteve, që drejtohet nga pëefaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, njofton se ky i fundit ka bërë një inspektim të papritur në Prezë të Tiranës, aty ku ushtron aktivitetin konçesionari i kolaudimit. çfarë thotë njoftimi?
Rishikim për herë të tretë i buxhetit?
Të ardhurat në buxhet mbeten problem për qeverinë. Vizion Plus raporton se është në proces rishikimi i tretë i buxhetit 2015, për shkak të mosrealizimit në mbledhjen e të ardhurave edhe për muajin nëntor. “Qeveria po shkon drejt rishikimit te buxhetit te 2015. Edhe pse statistikat për muajin nëntor nuk kane dale, te dhënat flasin per nje mosrealizim te te ardhurave, fakt ky, i cili duket se është shtrire edhe ne muajin qe po mbyllim”, informon VP?
Ndahet nga jeta Baba Arshi Bazaj, kreu i bektashinjve shqiptarë në SHBA
Ndahet nga jeta në moshën 109-vjeçare, Baba Arshi Bazaj. Ai ka drejtuar deri më tani të vetmen Teqe bektashiane në SHBA, në Detroit. Teqeja është themeluar po nga një shqiptar, Baba Rexhepi nga Gjirokastra. Në përcjelljen e tij për në banesën e fundit do të marrë pjesë Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ai lindi në Sevaster të Vlorës më 1906.
"Dita"
Kokëdhima, “Njeriu i Vitit” sipas “Fiks Fare”. Për veten: “Nuk jam më i rëndësishëm se Edi Rama”
Deputeti i PS-së Koço Kokëdhima ka dhënë një intervistë për emisionin “Fiks Fare” që e vlerësoi si personazhin e vitit 2015. Vetëm dje disa media publikuan një sondazh që e nxirrte Kokëdhimën si politikanin më pak të preferuar, ose më të urryer për disa.
Albana - Miq të “Fiks Fare”, kam pranë vetes një nga politikanët më të spikatur të vitit 2015 dhe jo vetëm. Në fakt, për sa i takon këtij viti, “Fiksi” ka vendosur ta vlerësojë si personazhi i vitit, dhe për këtë ju uron jo vetëm Jugu, por edhe Veriu.
Tregu i reklamave, Top Channel kryeson me të ardhura, por Klan fiton më shumë. Tema TV online, modeli i ri që synon të tërheqë “video sharing”
Buxhetet e marketingut janë të parat që kompanitë shkurtojnë në kohë krize. Dhe sa më shumë që zgjat kriza, aq më shumë përdoren dhe gërshërët. E njëjta gjë po ndodh me sipërmarrjet në Shqipëri. Për të disatin vit radhazi, bankat dhe telekomunikacionet, dy grupet reklamuese më të mëdha në vend, po ulin shpenzimet e marketingut, (në 2014-n rënia për këto dy grupe ishte rreth 4%). Dhe më të prekurat nga kjo sjellje janë mediat, si e shkruar ashtu dhe elektronike, të cilat reklamat i kanë ushqimin e tyre kryesor.