Lajme

Vazhdojnë dështimet jashtë parashikimeve për qeverinë, edhe 11 mujori me minus në të ardhura

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 12:00

Gropa e buxhetit nuk u mbyll as për 11 mujorin. Sipas treguesve zyrtarë të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale janë realizuar në masën 343 miliardë lekë ose afërsisht 14.9 miliardë lekë më pak se plani i periudhës 11-mujore. Ndërkohë, realizimi i shpenzimeve të përgjithshme në masën 367 miliardë lekë, pra rreth 8 për qind më pak se plani i periudhës, është shoqëruar me një deficit buxhetor prej rreth 24.5 miliardë lekë, i cili është më i ulët se plani për afërisht 16.5 miliardë lekë.

KESH lajmëron krizë të prodhimit të energjisë

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 11:04

Mungesa e reshjeve poshtë mesatares historike dhe vijimësia e periudhës së thatë edhe për vitin që vjen po vë në vështirësi furnizimin me energji nga prodhimi vendas. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka vlerësuar si domosdoshmëri ruajtjen e rezervës energjetike, për të mos cenuar sigurinë e furnizimit te vendit me energji. Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GWh për furnizimin me energji të konsumatoreve tarifore gjatë muajve janar-shkurt, duhet të plotësohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GWh gjatë 2 muajve të ardhshëm (janar-shkurt).

Testim dhe trajnim me pagesë për ngelësit e administratës

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 10:54

Çdo nëpunës civil do t’i nënshtrohet testimit për vlerësimin e njohurive, ndërkohë që në bazë të rezultateve që do arrijë, do të jetë i detyruar të ndjekë trajnimet për njohuri të reja”. Gjithçka përcaktohet në një Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili gjithashtu saktëson se pas periudhës së trajnimit parashikohet një testim i dytë, që nëse nuk kalohet me sukses do i kushtojë nëpunësit civil vendin e punës. Sipas VKM-së, çdo nëpunës civil është i detyruar t’i nënshtrohet, periodikisht, testimit paraprak dhe, kur është e nevojshme, procedurës së trajnimit, çdo 4 vjet.

Gostia e Ramës si ajo e Ali Pashës

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 10:42

Gazetari Arben Manaj e ka quajtur poshtëruese darkën e kryeministrit Rama me gazetarët dhe hipokrite sjelljen e këtij të fundit me shtypin për vetë raportin që Edi Rama ka krijuar me median gjatë kohës që ishte në opozitë dhe tani në pushtet.

Mbi kompozitorët myslimanë të Festivaleve dhe kontestimi i LGBT për fituesin

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 10:05

Festivali i 54 i RTSH-së u shoqërua me polemika që dolën jashtë sferës artistike dhe që prekën më së shumti ndjeshmëri që lidhen me përkatësinë fetare apo seksuale të pjesëmarrësve apo të personave të përmendur gjatë netëve të festivalit. E para që ka reaguar ka qenë vajza e kompozitorit Feim Ibrahimi, pas shprehjes së Pandi Laços gjatë prezantimit për kompozitorë myslimanë që i dhanë artit shqiptar, duke përmendur nominalisht edhe emra të veçantë.

TEC Vlora, dështon edhe tenderi për “Kooperim dhe Mirëmbajtje”. Zhvillohet nga e para vitin tjetër

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 22:11

Një përplasje mes Agjencisë së Prokurorimit Publik dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka sjellë zvarritjen e procedurës së shpalljes së fituesit të tenderit “Kooperim-mirëmbajtje” me vlerë 470 mijë euro, për TEC në Vlorë. Të paktën kështu raporton gazeta “Shekulli”, sipas së cilës edhe mes kompanive pjesëmarrëse ka patur pakënaqësi.

Përpiqet të shpëtojë një vajzë që ra nga kati i 11-të, por mbetet vetë i lënduar(video)

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 20:00

Një i ri në Kinë ka kryer një akt që ka bërë bujë. Ai është përpjekur të shpëtojë një vajzë e cila ra nga kati i 11-të i një ndërtese në provincën Hubei. I riu Feng Ning u filmua duke priturme krahë hapur të kapte vajzën, por mbeti vetë i lënduar. Vajza gjithsesi mbeti e vdekur, por akti i të riut ishte me të vërtetë kurajoz.

"Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij, nuk i fshehin dot transfertat bankare off shore"

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 18:54

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, reagoi pas lajmit të padisë që bëri sot Ministria e Energjetikës pë privatizimin e CEZ. Basha shkruan me nota ironike se transaprenca ndërkombëtare nuk mund të ndalet. Thotë kreu i PD-së: "Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij shpresojnë më kot se duke hedhur tym do të arrijnë të mbulojnë gjurmët dhe transfertat e tyre bankare off shore. Tepër vonë. Janë kapur me presh në duar.

Video/Një kallamar gjigand shfaqet në brigjet e Japonisë

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 17:30

Banorët në gjirin Toyama në Japoninë Qendrore kanë qenë dëshmitarë të një kallamari gjigand. Më poshtë pamjet:

“Zgjedhjet lokale ishin një dështim”

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 16:57

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, shprehet në një intervistë për “Top-Channel” se zgjedhjet lokale ishin një dështim për Shqipërinë. “Pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do të filloj të përgatis raportin. Nuk kam shumë shqetësime, pasi është e dukshme se ka patur mjaft progres të mirë, por kemi patur edhe dështime, si në rastin e zgjedhjeve lokale. Për momentin, reforma kryesore mbetet ajo e drejtësisë, sigurisht”, thotë Fleckenstein.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme