Gostia e Ramës si ajo e Ali Pashës
Gazetari Arben Manaj e ka quajtur poshtëruese darkën e kryeministrit Rama me gazetarët dhe hipokrite sjelljen e këtij të fundit me shtypin për vetë raportin që Edi Rama ka krijuar me median gjatë kohës që ishte në opozitë dhe tani në pushtet.
”Ky event që po merr trajtat e një antologjie diskredidimi dypalëshe më kujton gostinë e famshme të sundimtarit të Tepelenës. Askush nga kolegët e mi në atë gosti nuk ka nevojë për një pjatë a një gotë, pije me kupon tatimor, një zijafet ku tallen haptazi dhe ku u poshtërua puna që kanë bërë.Për më tepër kur u thua faqebotës se nuk ua lexojnë dhe dëgjojnë ato që shkruajnë. E këtu fillon hipokrizia dhe marrëzia më e madhe. Do të ishte e frikshme që kryeministri të të mos lexonte çfarë shkruhet për të politikisht në mediat vendase. Ky pretendim nuk qëndron kur ke parasysh një kryeministër që kur ishte në opozitë ka dëshmuar obesision maniacal për spin dhe mbulim mediatik, deri në bezdisje me sms për gazetarët e politikës dhe editorët për çdo paraqituje publike, praktikë që vazhdon edhe sot nga Alistër Kembëlli shqiptar_-shprehet manaj në një opinion për gazetën “Shqip”
Sipas tij Shqipëria ka nevojë për një kryeministër që të na fusë me dinjitet në Bashkimin Europian, jo për kryeredaktor a kryetar shoqate që të na shtojë dinjitetin në Shoqatën Europiane të Gazetarëve. “Po e lamë në dorë të “Zahos” punëne zapit të Ramës ndaj medias dhe talljen e tij në “drekën e fundit” do të mbesim sat ë jetë ai kryeministër, të vdekur, por të pa kallur, ose kavie në eksperimente poshtëruese të politikës ndaj pushtetit tonë që krijon, edhe pse jo gjithmonë dhe siç duhet, në emër të publikut dhe për t’u lexuar dhe për t’u ndjekur nga publiku, e jo nga të përkohshmit që ai delegon. Gazetarët nuk janë hormovitë dhe Rama nuk ka pse të sillet me ta si Ali Pasha”-thekson Manaj
Comments
Zakonisht, ne evente te tilla
Zakonisht, ne evente te tilla, darkat kalojne ne nje lloj "kompromisi" dy palesh, te pakten sa per forme, por me buzeqeshje te ngerdheshura, apo te shtira, por gjithesesi, me nje lloj atmosfere humori te ndersjellte, per t'u dukur te pakten per nje nate, nje lloj corbe,me ngreneshme nga te gjithe.
Pastaj, nese eshte corbe e prishur, ose jo, e percakton gjithseicili, sipas shijes personale, grykes( e gjere apo e ngushte), stomakut (i gjori stomak, sa shume mban e perpunon) dhe bythes qe e jashteqit.
Kjo darke, ishte, do te thoja, (dhe qofsha i gabuar), pak a shume si darka e LAMTUMIRES !
Ishalla, nuk shte keshtu sic po them une.
Po ti o Muc Nano, pse nuk na thua ndonji mendje per kete event, megjithese nuk ishe aty, mbasi thane, kishe cuar macen me bronkopleumoni tek veterinieri per vizite. Te jete e vertete ? Gjithesesi, po qe e vertete, te shkuara maces.
Te fala, po pyeti njeri.
Add new comment