pritja

Pritja e veçantë për Ramën në Turqi. Kështu u prit edhe Bujar Nishani në vitin 2016(video)

Postuar në 15 Janar, 2021 13:25

Nuk dihet për cilat arsye ka bërë përshtypje në disa media pritja zyrtare që iu bë Edi Ramës në Turqi. Edhe dje në emisionin “Open”, kjo pritje u trajtua gati si me zili ndaj Kryeministrit që nuk e fshehu trukun se kjo pritje ishte posaçërisht për meritat e tij.

Mirëpo kjo dalldi nuk ka ndonjë gjë të vërtetë. Sepse në vitin 2016 me një ceremoni të ngjashme u prit edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Madje presidenti turk, Erdogan tregoi njerëzinë e vet duke ndihmuar Nishanin që asokohe kishte disa probleme shëndetësore.

Ku qëndron vallë kjo pritje e veçantë për Edi Ramën?

Video/Pritja me trupin diplomatik

Postuar në 10 Janar, 2019 20:31

Hapi i parë i qeverisë/Zv.ministrja e Brendshme: Kemi kapacitete për të pritur emigrantë

Postuar në 11 Qershor, 2018 15:49

Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë këro ditë çdo aludim se në Shqipëri do të ngrihet një kamp për refugjatët apo për azilantët. Përmes disa deklaratave të veta, qeveria i ka cilësuar këto lajme si trillime dhe fantazi. Por në një prononcim për Tv Klan, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, thotë se vendi ynë i ka kapacitetet për të përballur një fluks azilantësh. Sipas saj, deri në momentin e tanishëm nuk ka një kërkesë zyratre nga Bashkimi Europian.

“Gripi” pa shërim i Edi Ramës me mediat e “kazanit”

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 13:02

Një vit më parë ishim në Pallatin e Brigadave. Ashtu si dhe në fundvitin paraardhës. Edi Rama shtronte darkë për gazetarët, në tavolina të stiluara me shijen e hollë e evokiimit të të kaluarës së ndritur të shtypit shqiptar që nga fillimi i shekullit të kaluar. Me fjalimet “surprizë” që mbanin të zgjedhurit nga stafi i kryeministrisë, ku parakaloheshin sukseset dhe arritjet, por edhe cimbisej aty ku i dhimbte më pak shefit të qeverisë dhe ministrave të tij. Kryeministri ndalonte tavolinë më tavolinë, bisedonte fiks në tryezat e rrumbullakta.

Ilir Meta, i munguari i apelit të ambasadorit Lu

Postuar në 28 Korrik, 2016 23:26

Romana Vlahutin dhe Donald Lu, janë padyshim dy ndër ambasadorët më aktivë në Shqipëri. Por krahas këtij roli po del në sipërfaqe edhe një preferencë, një anim i lehtë, i cili në ditët e fundit të diuskutimit për ndryshimet kushtetuese, u evidentua si pjesëmarrje e hapur në lojërat e politikës shqiptare.

Papafingo e krismës së thatë*

Postuar në 28 Korrik, 2016 22:34

Partia Socialiste festoi solemnisht miratimin më 22 korrik të reformës në drejtësi, duke ngarkuar Fatmir Xhafën me pregatitjet e ceremonisë që u mbajt në Pallatin e Brigadave. Si të thuash një ceremoni diplomimi për atë që arriti politika shqiptare falë vizionit të kryeministrit Rama, pa të cilin siç tha Fatmir Xhafaj “kjo reformë historike nuk do të ishte e mundur”.

Gostia e Ramës si ajo e Ali Pashës

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 10:42

Gazetari Arben Manaj e ka quajtur poshtëruese darkën e kryeministrit Rama me gazetarët dhe hipokrite sjelljen e këtij të fundit me shtypin për vetë raportin që Edi Rama ka krijuar me median gjatë kohës që ishte në opozitë dhe tani në pushtet.

“Refugjatët shqiptarë janë një mrekulli për ata që i presin”

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 15:58

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Der Freitag”. Ka disa tema që preken shkurt në të, por tërheq vëmendjen përgjigja për refugjatët shqiptarë.

Refugjatët shqiptarë?

Një mrekulli për ata që i presin. Ashtu si emigrantët, shqiptarët kanë demonstruar atë që mund të bëjnë kur kushtet politike dhe ekonomike janë në favor të tyre.

Nuk janë emigrantët një humbje për vendin tuaj?

Subscribe to RSS - pritja