KESH lajmëron krizë të prodhimit të energjisë
Mungesa e reshjeve poshtë mesatares historike dhe vijimësia e periudhës së thatë edhe për vitin që vjen po vë në vështirësi furnizimin me energji nga prodhimi vendas. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka vlerësuar si domosdoshmëri ruajtjen e rezervës energjetike, për të mos cenuar sigurinë e furnizimit te vendit me energji. Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GWh për furnizimin me energji të konsumatoreve tarifore gjatë muajve janar-shkurt, duhet të plotësohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GWh gjatë 2 muajve të ardhshëm (janar-shkurt). Rreth 180 GWh parashikohet të prodhohet nga HEC-et e vegjël, ndërsa pjesa tjetër prej 300 GWh do të kontraktohet nëpërmjet importit. Mungesa e prodhimit vendas do të kanalizojë fondet e kompanive shtetërore të energjisë, të siguruara nga arkëtimet drejt importet. Nëse thatësira zgjat mundësitë për të financuar investimet e mëtejshme në OSHEE do të jenë të kufizuara.
Sipas Monitor rezervuari i HEC Fierzë aktualisht është në kuotën 276.3 m (kuota max. është 296 m), prurjet rezultojnë 60 m3/sec, katër here me te ulta se mesatarja shumëvjeçare 1990-2015 per te njëjtën periudhe, ndersa rezerva energjetike rreth 650 GWh.Por, situata hidroenergjitke e krijuar si pasojë e kushteve të disfavorshme klimaterike, pritet të vështirësohet më tej, pasi reshjet e muajit janar 2016 nuk pritet të kenë intensitet të lartë që mund të rrisnin prurjet në nivelet e mesatares shumëvjeçare, njoftoi KESH-in.
Add new comment