Xhami apo katedrale? Në Kordoba “rinis” Rekonkusita...
Marrëdhëniet fetare në Europë janë në fije të perit, sado që shumëkush përpiqet që të kalojë tensionet pas formulave të përgjithshme. Përveç shfaqjeve të qarta politike, siç është rasti i rritjes së shpejtë të partive të ndryshme të krahut ultra të djathtë, një incident në Spanjë, ndoshta flet më mirë. Revista e njohur “Foreign Policy” raporton se xhamia më e njohur e Spanjës, xhami a e Kordobës, u zhduk nga Google Maps për dy javë. Nëse kërkoje gjatë mesit të nëntorit për këtë xhami, aty të dilte Katedralja Katolike e Kordobës, e cila ndodhet brenda mureve antike të xhamisë. Ky fakt ka rënë në sy dhe ka provokuar shumë reagime, shkruan revista, sipas së cilës është iniciuar edhe një peticion që u firmos nga 55 mijë njerëz. Qytetarët që iniciuan peticionin akuzonin Peshkopin e Kordobës për “pronësim simbolik” të monumentit duke paralëjmëruar se me këtë veprim po fshihet një pjesë e historisë. Në datën 25 nëntor Google e riktheu emërtesën për objektin ashtu siç ka qenë që nga viti 1980: “Xhamia-Katedralja e Kordobës”.
FP shkruan se Kisha Katolike mohoi çdo përfshirje në këtë ngjarje e cila sinjalizon se klima nuk është aspak e mirë. Vetë Google, përmes gazetës kryesore spanjolle “El Pais”, përcolli një deklaratë justifikuese ku shprehej se “informacionet për hartën vijnë nga burime shumë të ndryshme”. Zhdukja e emërtesës së xhamisë mbetet e pasqaruart zyrtarisht, por siç thotë revista në fjalë, shumë spanjollë mendojnë se ka një përpjekje për të fshirë gjurmë të historisë islame në këtë vend.
Xhamia përfaqëson një moment me shumë rëndësi në historinë e Europës, pasi në shekullin X Kordoba ishte ndoshta qyteti më unik në kontinent. Me 40 mijë banorë, me librari, ku mësonte një elitë e botës islame. Për shkak të cilësive të veta, chamia nuk u prish nga kristianët, por u përshtat pas vitit 1236 kur ajo u mor nga Ferdinand III.
Incidenti me Google Map nuk është rastësor. FP shkruan se që nga viti 2006, Kisha Katolike që adminstron monumentin, ka nisur një proces gradual të fshirjes së emërtesës “xhami” për të lënë vetëm atë “katedrale”. Po kështu ka nisur edhe një proces rishikimi i literaturës për turistët ku emfatizohet identiteti kristian. Është një luftë që zhvillohet nën rrogoz, e ku toleranca po fshihet në emër të homogjenizimit, i cili nga ana e vet, zë vend në kurriz të së vërtetës historike. Dhe nuk është rastësi që këtë luftë e zhvillon Kisha Katolike. Mund të duket një rast i izoluar, por revista e cilëson se kjo mosmarrëveshje me karakter në dukje, historike, mund të vendosë të ardhmen e Islamit në Europë.
http://foreignpolicy.com/2015/04/10/the-reconquista-of-the-mosque-of-cor...
Add new comment