xhamia

Hapet xhamia e parë në Athinë

Postuar në 03 Nëntor, 2020 11:46

Është hapur në kryeqytetin grek, Atinë, xhamia e parë për besimtarët myslimanë. Këtë të hënë besimtarët kanë nisur faljen pas 14 vjet pritjeje që nga momenti i aplikimit në vitin 2006.

Sekretari i Përgjithshëm i Besimeve Fetare, Giorgios Kalantzis e ka cilësuar hapjen e xhamisë si një shenjë të lirisë dhe demokracisë në Greqi.

Imami i xhamisë është shtetasi grek me origjinë marokene, Zaki Mohammed.  

Hapet xhamia e parë në Athinë

Postuar në 08 Qershor, 2019 10:56

Në Athinë është inauguruar xhamia e parë e cila do të hapet për lutjen e besimtarëve në muajin shtator. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Costas Gavroglou, duke dëshmuar qëndrimin e autoriteteve për këtë hap të ri.

Xhamia është ndërtuar në zonën e Votanikos. 

Vendimi i qeverisë greke për të çuar deri në fund punë për ndërtimin e xhamisë vjen në kontekstin e një qëndrimi ndryshe që kabineti i Alexis Tsipras ka mbajtur edhe ndaj Kishës Orthodhokse. 

Kryebashkiaku Veliaj: Xhamia e Namazgjasë ndihmon edhe për parkimet në Tiranë

Postuar në 23 Gusht, 2018 14:09

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shfaq dje duke shpërndarë ushqim për të pastrehët me rastin e Kurban Bajramit. Ai shoqërohej, apo shoqëronte Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra.

Sot Erion Veliaj ishte për një vizitë në Xhaminë e Namazgjasë, e cila është ende në fazë ndërtimi. Ai shoqërohej/shoqëronte Myftiune Tiranës, Ylli Gurra.

Në fjalën e vet para kamerave që i merr me vete, Veliaj, ndër të tjera tha:

Mbyllet xhamia e Et’hem Beut

Postuar në 25 Shkurt, 2018 18:20

Xhamia e Et'hem Beut, e ndërtuar në vitin 1794 do t’i nënshtrohet një restaurimi të plotë. Për dy vjet sa mendohet të zgjasin edhe punimet objekti i kultit do të qëndrojë i mbyllur.  Besimtarët janë munduar vetë të bëjnë disa rregullime, ndërsa vendi ku falen gratë është tejet i amortizuar.

Thirrje antiturke në Prishtinë

Postuar në 01 Gusht, 2017 10:08

Në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, janë shkruar grafite me thirrje për vdekjen e Hashim Thaçit,  Shpend Ahmetit dhe Naim Tërnavës, drejtues i Komunitetit Mysliman të Kosovës. Thirrjet në mure, shprehin kundërshtimin për ndërtimin e “xhamisë turke” siç e quajnë, në Prishtinë. Më herët Ahmeti dhe Albin Kurti i VV-së janë akuzuar për lidhje me njerëz të mjedisit fetar, madje edhe fitorja e Shpend Ahmetit në Prishtinë, lidhet sipas disa analizave pikërisht me këtë gjë.

Xhami pa leje edhe në Beograd, besimtarët nuk lejojnë prishjen

Postuar në 26 Maj, 2017 08:31

Ndërtimi pa leje ngjan të jetë simptomë e përbashkët e perëndimorëve të Ballkanit. Nëse lëmë mënjanë Shqipërinë që është thuajse 50% informale dhe ilegale, mund të hidhemi në Serbi ku së fundmi ka patur tensione për prishjen e një xhamie pa leje. Objekti ishte planifikuar të prishej dje, por njerëz që u mblodhën rreth tij nuk e lejuan një gjë të tillë.

Xhamia ndodhet në Zemun dhe aty kanë shkuar edhe përfaqësues të Komunitetit Islamik të cilët kanë kërkuar “marrëveshje me autoritetet” ndërkohë që kanë bërë të ditur se nuk do të lejojnë prishjen e objektit.

Durrës, Forumi Mysliman kundër muzeut “Nënë Tereza” pranë xhamisë: “Vendimi të rishikohet për të shmangur keqkuptimet”

Postuar në 26 Maj, 2016 12:45

Imazhi dhe emri i Nënë Terezës kanë provokuar reagime nga Forumi Mysliman në Durrës, ku muzeu që mban emrin e misionares katolike me origjinë shqiptare, është vendosur pranë xhamisë. “Figura e një misionare të krishterë dhe bamirëse nuk mund të jetë një justifikim për një veprimtari të tillë pikërisht në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit. I nderuar Kryetar i Bashkisë së Durrësit… Kemi besimin se ju këtë akt nuk po e bëni për të provokuar ndjenjat e besimtarëve myslimanë, të cilët nuk ndjehen të përfaqësuar nga kjo figurë.

Xhamia shembull i qytetarisë

Postuar në 10 Maj, 2016 15:16

 

 

 “Të flasësh për fenë si institucion apo të flasësh për fenë si parim, kjo është çështja!”

Kur përmenden emra të institucioneve fetare, instiktivisht përfytyrohen parimet që ata përcjellin tek shoqëria. Ky fakt ka bërë që shpesh herë besimi si parim në vetvete, të keqinterpretohet si përjashtim kategorik i këndvështrimeve jashtë aspektit fetar.

The Economist”: Synimet e Turqisë pas ndërtimit të xhamive në Shqipëri

Postuar në 22 Janar, 2016 09:56

Një mega-xhami po ngrihet në rrugën “George W. Bush” në Tiranë, kryeqytetin shqiptar, në afërsi të parlamentit të vendit. Kur të përfundojë, ajo do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan, një në një varg të gjatë të projekteve të tilla financuara nga Turqia. Në vlerësimin e saj, drejtoria e Turqisë i çështjeve fetare, i njohur si Diyanet, ka ndihmuar në ndërtimin e mbi 100 xhamive dhe shkollave ​​në 25 vende. Në Bosnjë, Kosovë, Filipine dhe Somali ky institucion ka rindërtuar vendet islamike të dëmtuara nga lufta dhe fatkeqësitë natyrore.

Krishtlindje me cezarian në kalanë e Rozafës

Postuar në 01 Janar, 2016 19:41

Mesha e fundit në kalanë e Rozafës regjistroi aktin e radhës (e njëmbëdhjeta thuhet) të melodramës së konfrontimit, e cila, ndryshe nga telenovela Ertoğrul, ka esencë ekskluzivisht fetare, aktorë që reklamohen si edukatorë grigjash, publik të njësuar me aktrimin, buron nga përplasja dhe shfaqet në një monument kulture (hibrid por gjithmonë res-publica) jo në pronësi të ndonjë privati apo komuniteti fetar.

Pages

Subscribe to RSS - xhamia